Harduer

Karta e re grafike e AMD tremb Nvidia

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Maj 2020
0
Emri i kartë grafike mund të duket i dëgjuar. AMD në të kaluarën ka sjellë në treg një kartë grafike të quajtur Radeon VII. Karta e re grafike e AMD tremb Nvidia

AMD sapo zbuloi kartën e re grafike Radeon Pro VII i cili u dedikohet profesionistëve CAD dhe CAE dhe kompjuterët e performancës së lartë.

Emri i kartës grafike mund të duket i dëgjuar. AMD në të kaluarën ka sjellë në treg një kartë grafike të quajtur Radeon VII.

Megjithatë modeli i ri edhe pse ka teknologji të ngjashme, performanca është tjetër. Konkretisht ka 60 bërthama me performancën 13.1 Tflops, 16GB memorie HBM2, bandwidth 1TB/s dhe mbështetje për PCIe 4.0.

Së bashku me grafikën e re, AMD solli edhe urën Infinity Fabric Link, që do të thotë se mund të lidhen së bashku dy karta grafike Pro VII. Karta ka 6 porta mini-display 1.4 që do të thotë se mund të lidhni gjashtë ekrane ose një të vetëm 8K.

Si krahasohet me Nvidia?

Krahasuar me Nvidia Quadro RTX 5000, karta e re grafike e AMD ka 26% më shumë performancë në imazhet 8K bazuar në testimet e AMD.

AMD thotë se kjo kartë vendos standarde të reja në 8K. Ajo do të kushtojë plot 1,899 dollarë dhe del në shitje në muajin Qershor. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Quadro RTX 6000 është karta grafike më e fuqishme prodhuar ndonjëherë për laptopët

Tags >

AMDNvidia