Harduer

Karta grafike e anuluar e Nvidia rikthehet si RTX 4070 Ti

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Dhjetor 2022
Colorful RTX 4070 Ti ka të njëjtën frekuencë si modeli 4080 prej 2310Mhz dhe vjen me 12GB RAM GDDR6X me gjerësi memorie prej 192-bit. Karta grafike e anuluar e Nvidia rikthehet si RTX 4070 Ti

Nvidia RTX 4070 Ti, karta grafike e tretë e arkitekturës së re Ada Lovelace të Nvidia, është në të vërtetë karta grafike RTX 4080 e anuluar.

Specifikat e kartës grafike u zbuluan nga VideoCardz dhe vinë direkt nga një prodhues i quajtur Colorful.

Karta grafike është e zezë me një vijë të kuqe dhe përdor të njëjtin sistem ftohjeje si RTX 4080 16GB duke lënë të kuptohet se në të vërtetë është RTX 4080 12GB e anuluar nga Nvidia pa përpara debutimit.

Kompania u detyrua të hiqte kartën grafike pas kritikave të shumta që mori dhe diferencës së madhe që kishte në performancë me variantit 16GB pavarësisht se mbanin të njëjtin emër.

Colorful RTX 4070 Ti ka të njëjtën frekuencë si modeli 4080 prej 2310Mhz dhe vjen me 12GB RAM GDDR6X me gjerësi memorie prej 192-bit.

TDP e listuar është 285W, e njëjtë me 4080 dhe sigurisht 4070 Ti ka të njëjtën pllakë grafike AD104.

Karta grafike mund të arrijë frekuencën 2610 Mhz. Një specifikë që mungon është numri i bërthamave CUDA por që presim të jetë prej 7680 po aq sa 4080.

RTX 4070 Ti do të ketë të njëjtin konektor me 16 gjilpëra të RTX 4090 që ka shkaktuar aq shumë probleme. Karta grafike pritet të debutojë më 5 Janar.

Ndryshimi i emrit të RTX 4080 në RTX 4070 Ti do të thotë se ky i fundit ka për të kushtuar më pak, një lëvizje e Nvidia që erdhi pas çmimeve agresive të Radeon 7900 XTX de 7900 XT. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Fituesit e Climathon Tirana priten nga Bashkia Tiranë