Harduer

Kartat e reja grafike monstër nga Nvidia kushtojnë një pasuri

Aug 23 2018
0 Shpërndarje
Këto janë kartat e para grafike të afta të përballojnë monitorët HDR G-Sync 4K si Acer Predator X27 dhe Asus ROG Swift PG27UQ. Kartat e reja grafike monstër nga Nvidia kushtojnë një pasuri

Pritja ka mbaruar. Pas disa javësh spekulime, CEO i Nvidia Jensen Huang me krenari prezantoi kartat grafike të shumëpritura GeForce RTX 2080 dhe GeForce RTX 2080 Ti.

Dy kartat grafike janë bisha të vërteta me bërthama të dedikuara tensor dhe RT dhe fuqi vizuale të mjaftueshme për të ushqyer ekranet 4K G-Sync.

RTX 2080 Ti kushton 999 dollarë ndërsa RTX 2080 699 dollarë. Këto janë kartat e para grafike të afta të përballojnë monitorët HDR G-Sync 4K si Acer Predator X27 dhe Asus ROG Swift PG27UQ.

Vetëm GTX 1080 Ti dhe harduerët të klasit Titan mund të përballonin këto monitorë. Nvidia gjithashtu prezantoi një model buxhetor 499 dollarësh GeForce RTX 2070.

GeForce RTX 2080 Ti:

  • Bërthamat CUDA: 4,352
  • Frekuenca: 1350MHz base, 1545MHz boost, 1635MHz boost (OC Founder’s Edition)
  • Memoria: 11GB GDDR6
  • Arkitektura e memories: 352 bits
  • Bandwidth-i i memories: 616GBps
  • Portat: VirtualLink/USB-C, DisplayPort 1.4, HDMI 2.0b
  • Fuqia: dy me 8-gjilpëra, 250W TDP stock, 265W TDP OC Founders Edition
  • Debutimi: Shtator 20, 2018
  • Çmimi: $999 stock, $1,199 Founders Edition

GeForce RTX 2080:

  • Bërthamat CUDA: 2,944
  • Frekuenca: 1515MHz base, 1710MHz boost, 1800MHz OC Founders Edition
  • Memoria: 8GB GDDR6
  • Arkitektura e memories: 256 bits
  • Bandwidth-i i Memories: 448GBps
  • Portat: VirtualLink/USB-C, DisplayPort 1.4, HDMI 2.0b
  • Fuqia: Një me 6-gjilpëra, një me 8-gjilpëra
  • Debutimi: Shtator 20, 2018
  • Çmimi: $699 stock, $799 OC Founders Edition

GeForce RTX 2070:

  • Bërthamat CUDA: 2,304
  • Frekuenca: 1,410MHz base, 1,620MHz boost, 1,710MHz OC Founders Edition
  • Memoria: 8GB GDDR6
  • Arkitektura e Memories: 256 bits
  • bandwidth-i i Memories : 448GBps
  • Portat: VirtualLink/USB-C, DisplayPort 1.4, HDMI 2.0b
  • Fuqia: Një me 8-gjilpëra, 175W stock, 185W OC Founders Edition
  • Debutimi: Nuk dihet
  • Çmimi: $499 stock, $599 Founders Edition

GeForce RTX 2080 Ti dhe RTX 2080 janë ndërtuar mbi arkitekturën 12 nanometër të TSMC, një përmirësim i dukshëm i arkitekturës së kaluar 16 nanometër.

Më interesant është fakti se RTX 2080 ka më pak bërthama CUDA sesa GTX 1080 Ti dhe vetëm 400 më shumë sesa GTX 1080.

GTX 1080 gjithashtu kishte 11GB RAM por është memorie e vjetër GDDR5X me kapacitet 484Gbps krahasuar me RTX 2080 Ti me kapacitet 616Gbps prej memories GDDR6.

Në debutim GTX 1080 kushton 600 dollarë ndërsa RTX 2080 kushton 699 dollarë për modelin bazë dhe 799 dollarë për Founders Edition.

Së fundit RTX 2080 Ti dhe 2080 sjellin ndërfaqen e shpejtësisë së lartë NVLink e cila më parë ishte shfaqur vetëm tek kartat grafike të përformancës së lartë për qendrat e të dhënave. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>