Harduer

Kartat e reja grafike të NVIDIA goditje e rëndë për AMD

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Gusht 2020
0
RTX 3080 ti do të vijë me 24GB vRAM dhe bus prej 384-bit. RTX 2080 Super do të zëvendësohet nga RTX 3080 me 10GB vRAM dhe debuton në mesin e Shtatorit. Kartat e reja grafike të NVIDIA goditje e rëndë për AMD

Spekulime të reja sugjerojnë se NVIDIA po përgatitet të lançojë kartat e reja grafike Ampere me seritë NVIDIA RTX 3000.

Informacionet e fundit thonë se NVIDIA do të lançojë tre karta të reja grafike në Shtator ndjekur nga një tjetër në Tetor dhe dy të fundit të kësaj linje prezantimi i të cilave nuk dihet kur do të realizohet.

Lajmi i madh është karta më e fuqishme grafike e re e NVIDIA e cila do të pasojë RTX 2080 Ti me 24GB vRAM.

Një sasi e tillë memorie mund të rivalizohet vetëm nga karta grafike super e kushtueshme RTX Titan por nga ana tjetër rrëzon çdo tentativë të AMD për të konkurruar me grafikat e reja Navi të cilat nuk kanë më shumë se 16GB vRAM.

RTX 3080 ti do të vijë me 24GB vRAM dhe bus prej 384-bit. RTX 2080 Super do të zëvendësohet nga RTX 3080 me 10GB vRAM dhe debuton në mesin e Shtatorit.

Karta grafike që do të vijë në Tetor ka 20GB vRAM.

Së fundi dy kartat grafike të ngelur do të zëvendësojnë RTX 2070 Super me 8GB dhe 16GB vRAM. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Intel prezanton një procesor të ri Core i9

Tags >

AMDNvidia