Harduer

Kartat grafike Vega për konsumatorët do të jenë më të shpejta sesa Frontier Edition

Publikuar , 22 Maj 2017
0
Disa karta grafike për konsumatorët bazuar në arkitekturën Vega do të jenë më të shpejta sesa versioni Frontier. Kartat grafike Vega për konsumatorët do të jenë më të shpejta sesa Frontier Edition Photo Source: AMD

Kur AMD prezantoi Edicionin Frontier të Radeon Vega, entuziastët në mbarë botën u trishtuan – kjo kartë grafike ishte për shkencëtarët dhe dizajnerët e produkteve.

U zhgënjyen sepse karta grafike tashmë ishte më e fuqishmja në botë duke lënë pas edhe Titan Xp. E pyetja e cila pushtoi Reddit javën e kaluar ishte: Ku është Vega për lojtarët?

Shefi i AMD tha për entuziastët e kompania nuk diskuton rreth produkteve të pa prezantuara kaq haptazi por tha se më shumë detaje po vinë më 31 Maj në Computex.

Por ishte diçka tjetër shumë me më rëndësi që Raja Koduri zbuloi: Disa karta grafike për konsumatorët bazuar në arkitekturën Vega do të jenë më të shpejta sesa versioni Frontier.

Kjo arkitekturë e re pritet të shkëlqejë me DirectX 12 dhe Vulkan. Koduri premtoi për lojtarët drivera posaçërisht për grafikat e lojërave.

Një tjetër detaj më rëndësi ishte lloji i memorjes së Vega. Koduri tha se Edicionit Frontier kishte dy module 8GB të memorjes HBM2. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Njihuni me procesorin më të fuqishëm Intel

Tags >

AMDVega
Lajmet e fundit>