Blog

Kasapi shqiptar dënohet me 8 muaj burg sepse bleu një thikë në eBay

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Dhjetor 2019
0
Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Patos. Saimir M., 37 vjeç i martuar me tre fëmijë, banues në lagjen ‘29 Marsi’ tregon se nga mesi i këtij viti pëlqeu një biçak në internet dhe e porositi në eBay. Ai kushtonte 19 dollarë. Kasapi shqiptar dënohet me 8 muaj burg sepse bleu një thikë në eBay

Një kasap është dënuar me 8 muaj burg, sepse ka blerë një thikë në internet.

Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Patos. Saimir M., 37 vjeç i martuar me tre fëmijë, banues në lagjen ‘29 Marsi’ tregon se nga mesi i këtij viti pëlqeu një biçak në internet dhe e porositi në eBay. Ai kushtonte 19 dollarë.

Disa javë më vonë porosia mbërrin në postë në Tiranë. 37-vjeçari njoftohet dhe shkon ta marri. Sipas rrëfimit të tij mësohet se, atje ai takon dhe punonjës të policisë të cilët e marrin në pyetje duke filluar nga gjeneralitete e deri tek pyetjet: ‘ti e porosite, pse e porosite., etj’.

Patosaraku u tregon se biçakun e donte për të ndihmuar në therjen e gicave pasi ka një stallë dhe disponon edhe licencë. Ata i thonë se biçaku i është sekuestruar.

Historia nuk mbaron me kaq. Disa javë më pas, 37 vjeçari tregon se, policia e thërret sërish dhe e çon në gjykatë, pasi ndaj tij kishte nisur një proces gjyqësor dhe ai ishte i lirë.

Pas disa seancave, thotë ai, gjykata e dënon me 8 muaj burg. Unë jam i lirë dhe po e Apeloj vendimin e gjykatës thotë ai, por Apeli i Vlorës po e la në vend vendimin e gjykatës Fier unë shkoj dhe bëj 8 muaj burg, thotë ai duke qeshur.

Ai tregon se shkoi të nxjerr edhe leje për biçakun, por policia në Fier ka qeshur e i ka thënë ska nevojë për leje. /Syri.net

LEXO EDHE:  Bill Gates blen jahtin 600 milionë dollarësh prej hidrogjeni