Prodhuesi Rus i softuerëve të sigurisë Kaspersky akuzoi Microsoft për abuzim me pozitat dominuese duke ofrua alternativën e saj të sigurisë në Windows 10.
Akuzat u dërguan pranë Komisionit Evropian ku ky i fundit i konfirmoi ato. Microsoft tha se funksionalitetet e saj të sigurisë ofron brenda kuadrit ligjor të konkurrencës.
“Objektivi kryesor i Microsoft është mbrojtja e konsumatorëve,” shprehej Microsoft. Ndërsa Kaspersky tha se:
“Veprimet e Microsoft ofrojnë një nivel më të ulët mbrojtje për përdoruesit, një kufizim i të drejtës së tyre për të zgjedhur si dhe shkaktojnë humbje financiare për përdoruesit por edhe ofruesit e shërbimeve të sigurisë.”
Ankesat e Kaspersky ishin dërguar më parë edhe pranë Agjencisë Ruse Kundër Monopolit. /PCWorld Albanian