Lajmet

Kaspersky: Aplikacionet e bankave në telefonët Android më të rrezikuarat ndaj viruseve

Publikuar , 28 Janar 2014
0
Kaspersky: Aplikacionet e bankave në telefonët Android më të rrezikuarat ndaj viruseve

KASPERSKYAplikacionet e bankave në telefonët Android janë më të ekspozuarat ndaj krimit kibernetik. Kështu ka pohuar një prej kompanive që prodhon softuerë antivirus, Kaspersky Lab.

Eugene Kaspersky u shpreh se 99% e sulmeve kundrejt pajisjeve mobile bëhen kundër telefonëve me Android, duke qenë se Apple ka kontrolle strikte për sa i përket sigurisë si dhe nuk lejon instalimin e aplikacioneve nga palë të treta.

Trendi më shqetësues në krimet kibernetike është se ato po ndodhin gjithmonë e më tepër tek pajisjet mobile. Kjo edhe për faktin se këto pajisje janë më të pambrojtura, tha Kaspersky për Reuters.

“Pres që të ndodhë diçka vërtet e keqe në mënyrë që të tërheqë vëmendjen e përdoruesve,” tha ai duke kujtuar atë që ndodhi në vitin 1998 me virusin Chernobyl. Vetëm pas tij pjesa më e madhe e njerëzve u ndërgjegjësuan lidhur me viruset kompjuterike.

“Krimi kibernetik po kalon tek pajisjet mobile por njerëzit nuk janë ndërgjegjësuar ende për këtë. Nuk është ende aq i madh sa krimi kompjuterik por po rritet me shpejtësi. Situata po përkeqësohet,” tha ai gjatë një konferencë lidhur me kiber-teknologjinë pak kohë më parë.

Kaspersky bën një prej antivirusëve më të shitur në SHBA, kur ka fituar terren gjatë viteve të fundit kundrejt konkurrentëve si Symantec Corp, McAfee i Intelit dhe Trend Micro. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Kërcënim me bombë përmes e-mail-it, hakerët kërkojnë 20 mijë dollarë në Bitcoin

Lajmet e fundit>