Lajmet

Kaspersky: Janë dyfishuar sulmet kibernitike ndaj bizneseve për 2014-ën

Publikuar , 11 Dhjetor 2014
0
Kaspersky: Janë dyfishuar sulmet kibernitike ndaj bizneseve për 2014-ën

hacker_internet_web_attack_580-100033460-gallerySulmet kibernitike ndaj sektorit korporativ janë dyfishuar përgjatë vitit të shkuar, me sulme specifike dhe fushata keqdashëse. Sipas Kaspersky Lab, ekipi hulumtues dhe analizës globale të kompanisë raportoi shtatë fushata sulmesh kibernitike vitin e shkuar. Në mesin e objektivave të këtyre sulmeve gjenden 4400 sektorë të korporatave në 55 shtete të botës. Kjo përbën më shumë se dyfishin e sulmeve prej 1800 në 2013. Sulmet dhe fushatat e tilla rezultuan në një numër të konsiderueshëm incidentesh sigurie ku impakti i tyre më i madh është ndier nga bizneset dhe qeveritë e vendeve.

Në vitin 2014, organizatat në të paktën 20 sektorë kritikë janë sulmuar nga aktorë të avancuar. Një pjesë e madhe e organizatave publike janë prekur, përfshi edhe zyrat diplomatike dhe shtetërore, ndërsa nuk mbeten jashtë as segmentet financiare dhe industriale të sektorit privat si mediat. Ekzistojnë mundësitë që një pjesë e sulmeve të jenë perforumuar nga aktorë të sponsorizuar nga shteti. Pjesa tjetër është vepër e organizmave profesionale si Hacking Team 2.0, Darkhotel, CosmicDuke, Epic Turla etj. Gjithashtu, mauleri “Regin”është platforma e parë e sulmeve kibernitike që ka arritur të penetrojë dhe monitorojë rrjetet GSM përveç detyrave të tjera të përgjimit.

Dëmet ndaj biznesit

Eksperti i sigurisë të Kaspersky Lab, Alex Gostev, tha se sulmet specifike janë një fatkeqësi për viktimën e cila mund të rezultojë në humbje, vjedhje dhe publikim të dhënash. Këto të dhëna mund të jenë pronë intelektuale, rrjete korporatash, procese biznesi. “Ekzistojnë dhjetëra skenarë që përfundojnë me të njëjtin impakt: humbje influence, reputacioni dhe parash.” Gjatë 2014 u vunë re edhe fushata mashtruese të cilat shkaktuan dëme prej miliona dollarësh.

LEXO EDHE:  Ekrani revolucionar i OnePlus 7 shfaqet në gjithë madhështinë e tij

Në muajin qershor, ekspertët e Kaspersky Lab publikuan hulumtimin e sulmeve të ndërmarra ndaj klientëve të bankave europiane të një niveli të lartë. Eardhmja sipas Kaspersky Lab parashikon një rritje të sulmeve ndaj bankomateve me teknika që përsosen për të fituar akses mbi trurin e makinerisë. Ndërsa fazat e tjera do të shohin hakerat të përpiqen për të kompromentuar rrjetet e bankave për të manipuluar ATM në kohë reale. (PCWorld Albanian)

Tags >

Kaspersky
Lajmet e fundit>