Lajmet

Kaspersky Labs: Shqipëria në vend të 125-të në listën e shteteve më të infektuara në botë nga malueret

Publikuar , 07 Prill 2014
0
Kaspersky Labs: Shqipëria në vend të 125-të në listën e shteteve më të infektuara në botë nga malueret

cyber-earth-smallKaspersky Labs ka krijuar një hartë interaktive ku paraqiten në kohë reale sulmet kibernetike në mbarë botën. Sipas kësaj harte shumëngjyrëshe rezulton se vendi më i infektuar në botë është Rusia dhe pas tij renditen SHBA-të, India dhe Vietnami. Në këtë listë Shqipëria renditet në vend të 125-të.

Të dhënat merren ekskluzivisht nga rrjeti i sigurisë së Kaspesky, gjë që shpjegon pjesërisht pse Rusia cilësohet si “më e infektuara”. Duke qenë se Kaspersky është kompani ruse atëherë numri i madh i përdoruesve të softuerit anti-virus në këtë shtet do të thotë që edhe numri i viruseve të identifikuara në vend është më i lartë se kudo tjetër. Në qoftë se jeni kuriozë të shihni këtë hartë, mund të klikoni këtu. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  1/3 e aplikacioneve antivirus në Android nuk ofrojnë fare mbrojtje

Tags >

Kaspersky
Lajmet e fundit>