Harduer

Katër aparatet më premtuese të vjeshtës

Publikuar , 20 Tetor 2009
0
Katër aparatet më premtuese të vjeshtës

Si vërtetim, ja disa paralajmërime për hedhjen në treg të disa aparateve prej të cilave jemi mahnitur. (Kini parasysh që disa prej modeleve tashmë janë në dispozicion; të tjerat do të dalin shumë shpejt dhe do të jenë gati për shitjet e festave.) Për të gjitha ofertat e aparateve të kësaj vjeshte shikoni një prezantim online ku paraqiten informatat dhe linqet, prandaj shkoni në find.pcworld.com/63694. (Për detajet rreth Panasonic Lumix DMC-GF1, që nuk gjendet në këtë prezantim, shkoni në find.pcworld.com/63696.)

Canon PowerShot G11
Canon PowerShot G11, me çmim prej 500$, pason modelin PowerShot G10 të vitit të kaluar. Edhe pse nuk ka shumë megapikselë (10 në krahasim me 14.7 që kishte G10), modeli G11 ka kuadratin optik dhe LCD që mund të lëvizë sipas këndit të marrjes së fotografisë, plus sensorin e optimizuar për dritë të ulët. Ky model ofron stabilizim të fotografisë, mundësinë RAW, 5X zoom optik, akses të shpejtë në ISO dhe kompensim të ekspozimit përmes tasteve të aparatit. Modeli G11 është në dispozicion që prej muajit tetor.

Panasonic Lumix DMC-GF1
Aparatet Micro Four-Thirds nuk janë pajisje me lente të ndërrueshme SLR; më i holli deri tani, Lumix DMC-GF1 me 12-megapikselë, është i dizajnuar për përdorim të gjerë. Ofron lente të ndryshueshme, regjistrim 720p të videos, sensor më të madh se një aparat point-and-shoot, blic, mbajtës të përshtatshëm dhe mundësinë për të fotografuar në formatin RAW. Është në shitje që prej muajit tetor për 900$ me zgjedhjen e dy lenteve, ndërkohë që ne mezi po presim të testojmë mundësitë e regjistrimit të videove në formatin HD duke arritur rezultate kreative me lente të ndryshme.

LEXO EDHE:  Acer shndërron linjën e laptopëve të lojërave në laptopë për krijuesit

Nikon Coolpix S1000pj
Dëshironi inovacion? Nikon Coolpix S1000pj (430$) vjen me një projektor të integruar për shikimin e fotografive dhe videove. Projektori i vogël – në pjesën e përparme të aparatit – arrin projektimin nga 25 centimetra deri në 2 metra, rezolucion me definicion standard VGA dhe bardhësi deri në 10 lumen. Në dispozicion tashmë, aparati gjithashtu do të ketë sensorin 12-megapikselë, zoom optik 5X me lente Nikkor dhe LCD me diagonale 2.7 inç në pjesën e prapme.

SonyCyber-shot DSC-WX1
Ky model përdor sensorin e ridizajnuar Exmor R, i dizajnuar për të marrë më shumë dritë në ambient të errët. Sony Cyber-shot DSC-WX1 (350$, në dispozicion që nga muaji tetor) premton se do të bëjë fotografi të qarta, të definuara mirë përmes opsionit Handheld Twilight, në të cilin bën disa fotografi të njëpasnjëshme dhe pastaj i kombinon për fotografinë finale më të mirë. Specifikat e tjera përfshijnë lente të përsosura Sony G me zoom optik 5X, video regjistrim 720p HD dhe modulin Sweep Panorama.

Lajmet e fundit>