Lajmet

Katër gjigantët e shfletuesve bashkojnë forcat

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Qershor 2021
Bisedimet po vijojnë mes kompanive dhe nëse arrijnë dakordësi të plotë, zhvilluesit e shtojcave do ta kenë më të thjeshtë portimin e produkteve të tyre në shfletuesit e tjerë. Katër gjigantët e shfletuesve bashkojnë forcat

Shtojcat e shfletuesve na e përmirësojnë në mënyrë të ndjeshme eksperiencën tonë të shfletimit por shpeshherë nuk funksionojnë njëlloj në të gjithë shfletuesit.

Për këtë Apple, Google, Microsoft dhe Mozilla kanë vendosur të bashkojnë forcat. Lajmëruar në blogun W3, katër titanët e shfletuesve ranë dakord që unifikojnë mënyrën sesi shtojcat funksionojnë.

Bisedimet po vijojnë mes kompanive dhe nëse arrijnë dakordësi të plotë, zhvilluesit e shtojcave do ta kenë më të thjeshtë portimin e produkteve të tyre në shfletuesit e tjerë.

E thënë thjeshtë ata nuk kanë më nevojë të rishkruajnë produktet e tyre nga e para duke shkurtuar në mënyrë dramatike punën e kohën e shpenzuar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një problem kritik përplas Windows 10 me Gmail