Analiza

Kënaqësia e konsumatorit: Samsung më lart se Apple

Publikuar , 03 Gusht 2013
0
Kënaqësia e konsumatorit: Samsung më lart se Apple

Kur vjen puna tek plotësimi i kërkesave të konsumatorit, Samsung arrin të fitojë terren me dy smartfonët e fundit të tij krahasuar me tre modelet e fundit të Apple.

Në indeksin e kënaqësisë së konsumatorit amerikan, Samsung Galaxy S III dhe Galaxy Note II u vlerësuan 84/100, ndërsa ato të iPhone 5 dhe iPhone 4S 82 si dhe iPhone 4 me 81.

Samsung Galaxy S4, i fundit i linjës Galaxy, nuk ishte përfshirë për shkak se sondazhi ishte realizuar para lançimit të tij në prill. Klasifikimi i pesë smartfonëve të tjerë të përfshirë në studim është si më poshtë:

Motorola Droid Razr Maxx HD, 80; Samsung Galaxy S II, 78; Motorola Droid Razr, 77; BlackBerry Curve, 67; dhe BlackBerry Bold, 64.

Pavarësisht se diferenca e iPhone-ve të fundit nuk është shumë e thellë me ato të Samsung-ut, shifrat tregojnë se Apple nuk po arrin dot të plotësojë siç duhet pritjet e konsumatorit.

Në muajin maj, në Indeksin ACSI, iPhone renditej i pari, megjithatë kënaqësia e përgjithshme nga smartfonët e Samsung-ut ishte rritur me 5%, duke arritur 76, shumë afër me smartfonët Nokia dhe ato Motorola (77).

Klasifikimi i ASCI për korrikun bazohet në një sondazh të bërë në mbi 4000 përdorues mes janarit dhe marsit të këtij viti. David VanAmburg, drejtor në ACSI, u shpreh se konsumatorët nuk ndjenin ndonjë diferencë të madhe kur vinte puna tek plotësimi i kërkesave nga iPhone 4, 4S ose 5.

Nga ana tjetër, konsumatorët e Samsung-ut dëshmuan se kënaqësia e tyre ishte rritur me modelet e reja. Për shembull, Galaxy S II, i lançuar në 2011-n, renditej 78, ndërsa Galaxy S III, lançuar në 2012-n renditej 84.

Në aspektin e kompanive, Apple kishte një vlerësim të përgjithshëm prej 81, duke shënuar një rënie prej 2% nga viti 2012. Megjithatë, kompania vazhdon të jetë e para në listë, duke lënë pas Samsung-un me 76 (të cilët patën një rritje prej 7% nga viti i kaluar).

LEXO EDHE:  Samsung prezanton në fshehtësi Galaxy Tab A 8-inç

ACSI shtoi se BlackBerry vazhdon të “qëndrojë fort në fund të industrisë përsa i përket kënaqësisë së konsumatorit”. (PCWorld Albanian)

Samsung galaxy s4

Lajmet e fundit>