Lajmet

Kënga e Justin Bieber nuk është më videoja më e papëlqyer në YouTube

Publikuar , 13 Dhjetor 2018
0
Videoja Rewind është kritikuar sepse nuk kishte përfshirë disa prej yjeve të YouTube si Logan Paul apo PewDiePie. Kënga e Justin Bieber nuk është më videoja më e papëlqyer në YouTube

YouTube Rewind 2018, video përmbledhëse e vitit të momenteve kyçe të publikuara në platformë, është bërë video më e papëlqyer e vitit.

Ajo numëron afro 10.1 milion mospëlqime ku 82% e shikuesve thonë se nuk e kanë shijuar aspak.

Në vendin e dytë vjen Justin Bieber me 9.9 milion mospëlqime me këngën Baby të publikuar në 2010-ën.

Nga komentet e bëra në videon Rewind të YouTube u zbulua se shumica dërgon mospëlqimet tek Rewind për të larguar këngët Baby të Bieber si video më mospëlqimet më të shumta.

Videoja Rewind është kritikuar sepse nuk kishte përfshirë disa prej yjeve të YouTube si Logan Paul apo PewDiePie.

PewDiePie ju bashkua korit të kritikave në video duke thënë se Rewind përmbante shumë pjesëza nga loja Fornite dhe shumë pak Youtuber.

Sakaq në Rewind është përfshirë teknologjisti i njohur Marquez Brownlee. Edhe ky i fundit kritikoi YouTube ku sipas tij për platformën më shumë kanë rëndësi përmbajtjet e reklamuesve sesa të nderojë krijuesit e vërtetë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Videot YouTube për fëmijë dhe video lojëra marrin numrin më të lartë të shikimeve

Lajmet e fundit>