Lajmet

Kënga Gagnam Style ka kapur shifrën maksimale të klikimeve që mbështetej nga YouTube

Publikuar , 04 Dhjetor 2014
0
Kënga Gagnam Style ka kapur shifrën maksimale të klikimeve që mbështetej nga YouTube

gsmarena_001 (1)Kënga e famshme Gangnam Style mund të cilësohet si një nga videot më të shikuara dhe të shpërndara në internet. Stili i këngëtarit dhe performancat e tij të çuditshme kanë qenë argëtuese për përdoruesit e internetit duke tejkaluar kështu të gjitha parashikimet si nga ana kulturore, të moshës dhe gjuhës në të gjithë botën.

gsmarena_002Kjo këngë nuk do të kishte aq sukses në qoftë se nuk do të ekzistonte rrjeti social më i madh për video, YouTube. Videoja muzikore ka thyer rekordet e shikueshmërisë në YouTube, ku aktualisht numëron mbi 2 miliardë shikime.

Videoja e këngës “Gangnam Style” nuk do të cilësohet vetëm si videoja më e shikuara deri tani, pasi ka thyer rekord duke kapur numrin maksimal të shikueshmërisë që mbështetej nga YouTube.

Siç shpjegon faqja Google+ e YouTube , videoja arriti 2,147,483,647 shikime, që është edhe shifra maksimale që mund të ruajë dhe numërojë regjistruesi 32-bit, të cilin e kanë përdorur zhvilluesit e faqes së internetit në momentin që kanë krijuar YouTube.

[youtube id=”9bZkp7q19f0″]

Për këtë arsye Google është detyruar që të ndërrojë teknologjinë e regjistruesit nga 32-bit në 64-bit. Me regjistruesin 64-bit faqja YouTube, tashmë mund të mbështesë një shifër të shikueshmërisë që shkon deri në limitin prej 9,223,372,036,854,775,807 klikimesh. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  As Samsung nuk e di se kur Galaxy Fold do të dalë në shitje

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>