Lajmet

Këngëtarja koreane padit Sony për përdorimin e këngës së saj tek “The Interview”

Publikuar , 28 Dhjetor 2014
0
Këngëtarja koreane padit Sony për përdorimin e këngës së saj tek “The Interview”

yoonmi-raeMesa duket kompania Sony ka përdorur një muzikë tek filmi i tij i fundit “The Interview” pa marrë lejen e artistes dhe pa e kompensuar atë, raporton Torrent Freak. Natasha Shanta Reid është një artiste 33 vjeçare nga Koreja, e lindur në Amerikë e cila performon hip-hop dhe R&B, e njohur në skenë si Yoon Mi-rae, ku është shumë e mirënjohur.

Thuhet se fillimisht kompania gjigante Sony dëshironte të negocionte me të për të përdorur një këngë të saj të titulluar “Pay Day” në filmin e tyre “The Interview” . Por kjo marrëveshje u prish duke qenë se të dyja anët nuk mundën të arrinin një kompromis.

Por gjithsesi, kjo gjë nuk e pengoi kompaninë ta përdorte këtë këngë. Në një uebfaqe të quajtur Soompi shkruhet se: “Janë bërë fillimisht diskutime lidhur me përdorimin e “Pay Day” në film, por deri në një pikë diskutimet u ndërprenë dhe u arrit në konkluzionin se kjo këngë nuk do të përfshihej.

Gjithsesi, pas lançimit të filmit ne u vumë në dijeni se ky film në të vërtetë po e përdorte këtë këngë edhe pse pa autorizim, pa procedura ligjore apo kontrata. Ne do të ndërmarrim veprime ligjore kundra Sony Pictures ashtu si edhe DFSB, agjencia e cila ishte marrë me diskutimet lidhur me përdorimin e kësaj melodie”.

Kjo padi mund të bëhet problematike, sipas Torrent Freak, duke qenë se filmi është piratuar më shumë se 1.5 milion herë vetëm në dy ditë pas lançimit online ditën e Krishtlindjeve. Gjithashtu Yoon Mi-rae pranon edhe faktin se me anën e vendosjes së emrit të saj tek filmi i shumëdiskutuar “The Interview” do t’a bëjë atë të njohur ndërkombëtarisht. Tashmë pritet një kontakt i mëtejshëm me kompaninë Sony për të parë reagimin e tyre si dhe të shohim se si do të përfundojë kjo histori. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Firefox bëhet me pagesë

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>