Siguri

Keni kujdes nga malware në ueb aplikacionet

Publikuar , 26 Mars 2009
0
Keni kujdes nga malware në ueb aplikacionet

altNë vend të sulmit ndaj sistemeve operative, tashmë hajdutët janë kthyer nga ueb aplikacionet. Kështu bëhet e ditur në një nga postimet e fundit të Neil MacDonald, anëtar në Gartner Blog Network.

“Platforma e sistemit operativ nuk është më aq tërheqëse si më parë. Microsoft dhe kompanitë e tjera për sisteme operative e kanë ngritur sigurinë duke ofruar kode më të mira dhe duke bërë arnime më të mira” – shkruan MacDonald.

“Por aplikacionet dhe databazat e internetit të vizituara nga miliona njerëz që lënë informacione personale janë shumë më tërheqëse. Këtë e dinë edhe kriminelët” –shton MacDonald. Sipas MacDonald sulmet me SQL injection u rritën 30 fish, ndërsa akoma 74 përqind e dobësive të ueb aplikacioneve nuk janë arnuar. Duhet një punë më aktive në krijimin e aplikacioneve më të sigurta, në të kundërtën, kriminelët do t’i gjejnë dobësitë e aplikacioneve.
 

LEXO EDHE:  Microsoft thotë se hakerët pas sulmit të Outlook.com kanë aksesuar edhe e-mailet

Lajmet e fundit>