Blog

Këputja e një kablli optik nënujor shkakton probleme në mbarë botën

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Qershor 2022
Këputja e tij shkaktoi ndërprerje të internetit në Pakistan, Somali, Djibouti dhe Arabinë Saudite. Këputja e një kablli optik nënujor shkakton probleme në mbarë botën

Google Cloud dhe ofruesit e shërbimit të internetit po rikuperohen nga një ndërprerje e konektivitetit për shkak të këputjes snjë kablli optik nënujor në Lindjen e Mesme.

Asia-Africa-Europe-1 (AAE-1) është një kabëll optik nënujor 25 mijë kilometra i gjatë i operuar nga një konsorcium kompanish telekomunikacioni. Ai lidh Azinë Juglindore me Evropën duke kaluar nëpër kanalin e Suezit në Egjipt.

Këputja e tij shkaktoi ndërprerje të internetit në Pakistan, Somali, Djibouti dhe Arabinë Saudite.

Kablli tjetër SEA-ME-WE 5 është ndikuar gjithashtu. Problemet zgjatën disa orë dhe preken vende përtej Lindjes së Mesme dhe Azisë.

Google Cloud, Amazon Web Services dhe Microsoft raportuan ndërprerje të shërbimit. Azia, Australia, Europa, Amerika e Veriut dhe Amerika e Jugut u prekën gjithashtu.

Ofruesi i madh Evropian i shërbimeve cloud OVHcloud raportoi degradim të rrjetit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Konflikti Rusi-Ukrainë: A është interneti në prag të ndarjes?

Tags >

internet