Siguri

Kërcënime të reja nga arena e Adware

Publikuar , 24 Maj 2010
0
Kërcënime të reja nga arena e Adware

Kërcënimi i ri pasqyron typhoid-in, me bartës të shëndetshëm që përcjellin efektet e virusit tek secili që arrijnë të fitojnë kontakt, pa treguar shenja të infektimit.

Sipas hulumtuesve, adware në fjalë i bindë kompjuterët brenda bashkësisë që të komunikojnë me PC-të e infektuar në vend se të legjitimojnë qasjen në kyçje.

Zakonisht, autorët e adware instalojnë softuerin e tyre në sa më shumë makina që është e mundur, por Typhoid fshehët në makinën e bartësit dhe në mënyrë automatike vendos reklamat në video dhe ueb faqe në kompjuterët e afërt. Bartësi nuk e sheh reklamën dhe nuk e di se është i infektuar.

“Ne po shikojmë lloje të ndryshme të adware, për të cilat besojmë se së shpejti mund të jenë një kërcënim” tha asistent profesori John Aycock, që ishte bahkë-autor i një faqeje që paraqiste kërcënimin.

“Është shumë më i sofistikuar sesa adware i shkarkuar me programe tejra që shfaqin reklama në kompjuterë që nuk ka adware të instaluar, dhe në kompjuterë që kanë diçka të tillë të instaluar”.

Sipas hulumtuesve, Typhoid punon mbi çfarëdo lidhje të enkriptuar wireless, dhe mund të bartë një potencial ngarkese si dhe marketingun e tij irritues.

LEXO EDHE:  Ekspozohen të dhënat e të gjithë përdoruesve të 500px

Lajmet e fundit>