Lajmet

Kërcënoi zyrtarin e FBI-së, arrestohet anëtari i Anonymous

Publikuar , 14 Shtator 2012
0
Kërcënoi zyrtarin e FBI-së, arrestohet anëtari i Anonymous

Autoritetet për zbatimin e ligjit në Dallas kanë arrestuar zëdhënësin e vetë-shpallur të grupit Anonymous, Barrett Brow, duke bastisur apartamentin e tij gjatë natës së të mërkurës.

Megjithëse një grua e cila ishte me të në kohën e arrestimit të tij ndal kamerën pak sekonda gjatë bastisjes, audioja vazhdoi të kapë ngjarjen teksa një zyrtar për zbatim të ligjit e urdhëron Brownin që t’i vendos duart prapa, me sa duket për t’ia prangosur më lehtë duart.

Një tjetër individ, me fytyrë të mbuluar me një shall të bardhë, paraqitet në një dritare në ekranin e bisedës dhe mund të dëgjohet duke shprehur mosbesimin e tij në ngjarjet shpalosëse.

Një zëdhënëse e zyrës së sherifit të Dallasit konfirmoi arrestimin dhe tha që Brown ishte dërguar në burg në ora 11 të natës sipas kohës lokale dhe që atëherë pastaj ishte bartur te një objekt i FBI-së.

Një zëdhënëse nga zyra e FBI-së në Dallas u shpreh që ndërmarrja nuk kishte koment për arrestimin. Në një cicërimë në Twitter, Anonymous tha që Barret kishte qenë në arrestimin e FBI-së që nga mëngjesi i ditës së djeshme.

Nuk ka ndonjë arsye zyrtare për arrestimin e Barretit. Por mund të jetë e lidhur me videon e postuar dy ditë më parë në YouTube ku Barrett paraqitet duke kërcënuar një agjent të FBI-së, i quajtur Robert Smith.

Në një video prej 13 minuta, Barrett akuzon Smithin për futjen në telashe të nënës së tij për pengimin e ngarkimit të laptopit të cilin Barrett ishte përpjekur që ta fshehte nga autoritetet.

Video ishte titulluar “Pse unë do të shkatërrojë agjentin e FBI-së Robert Smith Pjesa Tre: Hakmarrja e shkathët.” (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Apple nuk është më kompani trilion dollarëshe

Lajmet e fundit>