Lajmet

Kërkesa AKEP, portalet online fillojnë publikimin e NIPT-eve

Publikuar , 18 Tetor 2018
0
AKEP ka sqaruar se çdo subjekt duhet të kryejë procedurat sipas legjislacionit që rregullon veprimtarinë tregtare në Republikën e Shqipërisë dhe duhet të regjistrohet sipas ligjit "Për qendrën kombëtare të regjistrimit" dhe të vendosë NIPT(NUIS) në faqen e internetit sipas përcaktimeve të nenit 2 pika 5 të Ligjit. Kërkesa AKEP, portalet online fillojnë publikimin e NIPT-eve

Gjatës ditës së sotme AKEP në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi ka informuar të gjitha subjektet e regjistruara si portale online se duhet të publikojnë brenda 72 orësh NIPT (NUIS) përkatës në seksionin kontakt të faqes  së tyre online.

AKEP ka konstatuar se pjesa kryesore e zotëruesve të domaineve ka reaguar pozitivisht dhe po përditëson informacionin e kërkuar në faqet e tyre në internet dhe në faqen e AKEP sipas formularit:

https://www.akep.al/images/stories/AKEP/domain/formular_aplikimi_rinovim_te_dhenash_model_4-1-2.pdf

Nga analiza e problematikës së shfaqur rezulton se një pjesë e domaineve nuk janë të regjistruar në emrin e përdoruesit po janë regjistruar në emër të Regjistruesve të licencuar nga AKEP, individë etj.

AKEP ka sqaruar se çdo subjekt duhet të kryejë procedurat sipas legjislacionit që rregullon veprimtarinë tregtare në Republikën e Shqipërisë dhe duhet të regjistrohet sipas ligjit “Për qendrën kombëtare të regjistrimit” dhe të vendosë NIPT(NUIS) në faqen e internetit sipas përcaktimeve të nenit 2 pika 5 të Ligjit.

Edhe sipas rregullores nr. 2/2008(e ndryshuar) “Për administrimin e domaineve .al dhe nëndomaineve .com.al, .org.al .net.al .edu.al .gov.al dhe mil.al” subjekti duhet të përditësojë informacionin për poseduesit dhe përdoruesin e domainet .al dhe ta dërgojë informacionin në AKEP ([email protected]) ose pranë Regjistruesit ku ka regjistruar domainin .al

AKEP ka konstatuar se një pjesë e subjekteve kishin NIPT por nuk e kishin publikuar në faqen e tyre të internetit dhe nuk e kishin përditësuar në AKEP sipas rregullores së domaineve dhe për këtë arsye kanë përditësuar të dhënat për NIPT dhe disa zotërues të tjerë domainesh po vazhdojnë me përditësimin e informacionit.

AKEP do të monitorojë të gjithë zotëruesit dhe përdoruesit e domaineve që të jenë të paisur me NIPT dhe ta kenë të publikuar në faqet e internetit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Çfarë të presim nga aktiviteti që do të mbajë nesër Microsoft?

Tags >

akep
Lajmet e fundit>