Harduer

Kërkesa e ulët për iPhone XS dhe XS Max detyron Apple të rifillojë prodhimin e iPhone X

Nov 22 2018
0 Shpërndarje
Lajmi vjen pak kohë pasi u raportua se Apple kishte ulur prodhimin e iPhone XS, XS Max dhe XR. Kërkesa e ulët për iPhone XS dhe XS Max detyron Apple të rifillojë prodhimin e iPhone X

Apple ka rinisur prodhimin e iPhone X për shkak të shitjeve të dobëta të iPhone XS dhe XS Max sipas një raporti të Wall Street Journal.

Lëvizja vjen si rezultat i një marrëveshjeje nënshkruar me Samsung për të blerë një sasi ekranesh OLED.

Kjo sepse kërkesa e ulët e këtij viti ka bërë që ekranet OLED të teprojnë. Apple ndaloi shitjet e iPhone X menjëherë pas prezantimit të iPhone XS.

iPhone X është më i lirë sesa XS dhe XS Max për tu prodhuar sipas WSJ.

Lajmi vjen pak kohë pasi u raportua se Apple kishte ulur prodhimin e iPhone XS, XS Max dhe XR.

Është ky i fundit i cili po vuan me të vërtetë dhe debutoi këtë vit për të zëvendësuar iPhone 9 e munguar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>