Analiza

Kërkimi i internetit i bën mirë trurit

Publikuar , 20 Tetor 2009
0
Kërkimi i internetit i bën mirë trurit

Ata ishin në gjendje të iniciojnë qendra kyçe në tru që kontrollojnë përgjigjet vendimmarrëse dhe komplekse, hiq më shumë se pas një jave shfletimi në internet, duke sinjalizuar se trajnimi i internetit mund të stimulojë mostrat e aktivitetit nervor dhe sipas të gjitha gjasave mund të zhvillojë më tej funksionin e trurit dhe aftësitë njohëse tek personat më të moshuar.

“Ne kemi gjetur se njerëzit më të moshuar me eksperiencë minimale, duke performuar kërkime në internet çoftë edhe për një periudhë relativisht të shkurtër kohore mund të ndryshojnë mostrat e aktivitetit të trurit dhe të avancojnë funksionimin” tha autori i studimit Dr.Gary Small.

Ekipi punoi me 24 vullnetarë të moshave mes 55 dhe 78 vjet. Para studimit, gjysma e pjesëmarrësve kanë përdorur internetin në baza ditore, gjersa gjysma tjetër ka pasur një përvojë minimale.

Pjesëmarrësit e studimit performuan kërkime të uebit pastaj ata iu nënshtruan skanimeve me imazhe të rezonancës funksionale magnetike (fMRI), që përcillte aktivitetin e trurit duke matur qarkullimin e gjakut në tru.

Pas skanimit, pjesëmarrësit u dërguan në shtëpi dhe bënë kërkime në internet për një orë në ditë, për një numër totale prej shtatë ditësh brenda një periudhe dy javore. Ata pranuan një skanim të dytë të trurit duke shfrytëzuar të njëjtën detyrë por me tema tjera.

Skanimi i parë i pjesëmarrësve me përvojë të vogël në internet demonstroi një aktivitet të trurit në regjionet që kontrollojnë gjuhën, leximin, memorien dhe aftësitë vizuale.

Skanimi i dytë, i kryer pas kërkimeve praktikë në shtëpi, demonstroi aktivitet të këtyre regjioneve të njëjta por edhe aktivizimin e disa pjesëve të trurit të njohura si të rëndësishme në memorien punuese dhe në vendimmarrje.

LEXO EDHE:  Gartner konfirmon, Huawei prodhuesi i dytë më i madh në botë i telefonëve pas Samsung

Si rrjedhojë e kësaj, pas kryerjes së trajnimit në shtëpi, pjesëmarrësit me përvojën më të vogël online shfaq mostra të aktivitetit të trurit shumë të ngjashme me ato që janë parë në grupin e përdoruesve të vazhdueshëm të internetit.

“Rezultatet sugjerojnë se kërkimi online mund të jetë një formë e thjeshtë e ushtrimit të trurit që mund të vendoset për të avancuar aftësitë njohëse tek personat më të moshuar” tha Teena D Moody, autorja e parë e studimit dhe asistente hulumtuese më e moshuar në Institutin Semel, pranë UCLA.

Lajmet e fundit>