Biznes

Kërkimi në Google do ti japë prioritet lajmeve origjinale

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Shtator 2019
0
Google gjithashtu do të kërkojë nga lexuesit të marrin në konsideratë edhe historikun e raportimeve cilësore apo nëse publikuesi ka fituar çmime si ai Pulitzer. Kërkimi në Google do ti japë prioritet lajmeve origjinale

Google ka përditësuar algoritmin për të favorizuar raportimin origjinal të lajmeve. Kompania në një postim në blog tha se përdoruesit do ta kenë më të lehtë të gjejnë origjinën e një lajmi.

Lëvizja mund të jetë një lajmi i madh për mediat lokale të cilat investojnë kohë dhe përpjekje për të raportuar lajme përpara se publikimet dhe televizionet kombëtare ta bëjnë.

Zakonisht organizatat e mëdha pasojnë me raportimet e tyre dhe versionet e tyre mund të marrin shumë më tepër trafik sesa vetë lajmet e para.

Tashmë lajmet e cilësisë së lartë do të përfshijnë një përshkrim të burimeve origjinale por ato duhet të jenë të sakta dhe brenda standardeve profesionale të gazetarisë.

Google gjithashtu do të kërkojë nga lexuesit të marrin në konsideratë edhe historikun e raportimeve cilësore apo nëse publikuesi ka fituar çmime si ai Pulitzer.

Gjithashtu nxjerrja në pah e lajmeve origjinale tregon sesa informacion në një artikull është origjinal. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei merr goditje të rëndë, Google shkëput lidhjet

Tags >

Google
Lajmet e fundit>