Lajmet

Kërkoni cicërima të publikuara 9 vite më parë me aplikacionin TweetStory

Publikuar , 29 Nëntor 2016
0
Kërkoni cicërima të publikuara 9 vite më parë me aplikacionin TweetStory

twitterNdërsa në rrjetin social është e thjeshtë të kërkoni kujtimet tuaja, Twitter nuk e ofron një veçori apo shërbim të tillë.

Por nëse ju ka pushtuar kurioziteti rreth atyre që mund të keni publikuar në të kaluarën, ose i hyni rrugës së vështirë duke shfletuar profilin, ose të përdorni shërbime si Snapbird për të kërkuar.

Tani çdo gjë është e lehtë dhe falë një aplikacioni falas në iOS, TweetStory. Nëpërmjet tij mund të kërkoni cicërime që nga 2007-ta e gjer më sot.

tweetstory

Pasi ta keni shkarkuar identifikohuni brenda aplikacionit me llogarinë tuaj në Twitter dhe menjëherë do tu shfaqen rezultate të një viti më parë, dy viteve, tre viteve deri në nëntë vite në parë në varësi të periudhës kur jeni regjistruar.

Çdo funksion është falas në aplikacion. Nëse dëshironi të hiqni reklamat ju kushton 0.99 dollar. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Përdoruesi i Airbnb tmerrohet pasi gjen një kamër në routerin e një apartamenti

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>