Harduer

Kërkuesit janë në zhvillim e sipër të një “Rrjeti Wireless-i nënujor”

Publikuar , 17 Tetor 2013
0
Kërkuesit janë në zhvillim e sipër të një “Rrjeti Wireless-i nënujor”

Aktualisht Wi-Fi është i disponueshëm në fushat e Afrikës, përreth akullnajave të Polit të Veriut, në avionët që fluturojnë në lartësi të mëdha nga sipërfaqja e Tokës, por ende nuk është realizuar përçimi i sinjaleve Wi-Fi nën ujë.

Kërkuesit e Universitetit Buffalo në New York janë duke zhvilluar një “rrjet kompjuterik në thellësi të detit” që mund të transferojë në kohë reale të dhëna nga sensorët e fundosur në thellësi të oqeaneve, deteve dhe liqeneve tek pajisjet wireless të përdoruesve.

Qëllimi i krijimit të Internetit në brendësi të ujit është informimi më i mirë i përdoruesve në lidhje me atë se çfarë po ndodh në thellësi të oqeaneve.

Këto sinjale Wi-Fi mund të ndihmojnë shkencëtarët të identifikojnë tsunamet dhe të paralajmërojnë qytetarët që jetojnë në afërsi të bregdetit, të mbledhin të dhëna për nivelin e ndotjes së ujit si dhe të monitorojnë puset nënujore të naftës dhe gazit natyror.

Tommaso Melodia, drejtuesi i kërkimit, është shprehur: “Një rrjet nënujor wireless do të ofrojë mundësinë e mbledhjes dhe analizimit në kohë reale të të dhënave të marra nga oqeanet. Informimi i kujtdo që përdor smartfon ose kompjuter në lidhje me një tsunam apo fatkeqësi do të ndihmojë në shpëtimin e jetëve të shumë njerëzve.

Ne madje mund të përdorim këtë teknologji për të monitoruar peshqit dhe gjitarët e ujit për të identifikuar menyrën më të mirë të mbrojtjes së tyre nga trafiku i anijeve apo nga rreziqet e tjera. Interneti nënujor ofron shumë oportunitete”.

Rrjetet tipike wireless përdorin valët e radios për transmetimin e të dhënave, por kjo nuk mund të funksionojë në ujë. Agjencitë që përdorin aktualisht komunikimin nënujor si p.sh Navy, e realizojnë atë nëpërmjet valëve zanore. Në këtë rast kemi të bëjmë me një proces të gjatë pasi për të realizuar komunikimin wireless do të duhet që valët zanore të konvertohen në valë radioje.

LEXO EDHE:  Telekomi i Kosovës vendos ta ndërpresë kontratën me Z-Mobile

Grupi i kërkuesve po përpiqet që të reduktojë këtë proces duke mundësuar transmetimin direkt të të dhënave nga rrjetet e sensorëve nënujorë tek laptopët, smartfonët, tabletët apo pajisjet e tjera wireless. Së fundmi ekipi mundi të testojë me sukses rrjetin nënujor kompjuterik në liqenin Erie.

Pavarësisht se shkencëtarët kanë bërë progres, projekti është ende në zhvillim e sipër, prandaj do të duhet kohë derisa teknologjia të lançohet dhe përdoruesit vetë të munden të shohin peshqit direkt në smartfonin e tyre. (PCWorld Albanian)

Rrjeti Wifi

Tags >

Wi-Fi
Lajmet e fundit>