Analiza

Këshilla për fjalëkalime më të vështira

Publikuar , 21 Tetor 2013
0
Këshilla për fjalëkalime më të vështira

Tema e fjalëkalimeve është gjithmonë një temë mjaft e trajtuar nëpër mediat e teknologjisë për shkak të rëndësisë që ajo ka në botën e sotme dixhitale. Fjalëkalimet janë shpeshherë të vetmet mënyra mbrotjeje për të dhënat tona, edhe pse autentikimi me dy faktorë po përhapet gjithmonë e më shumë.

Sot, nuk është e lehtë të mbash mend të gjithë fjalëkalimet në të gjitha faqet që regjistrohemi dhe përdorim. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz përdorin të njëjtin fjalëkalim në çdo vend.

Ekspertët e sigurisë, përveç të pasurit e një fjalëkalimi më të gjatë, theksojnë edhe krijimin e fjalëkalimeve të vështira. Në fakt, këtë gjë arrijnë ta zbatojnë realisht vetëm përdoruesit e maturuar në internet.

Si mund ta mbroni veten?

Krijoni fjalëkalime të forta dhe të vështira (të komplikuara). Ato përbëhen zakonisht nga të paktën 12 karaktere dhe kanë një miks shkronjash të mëdha dhe të vogla, numra dhe karaktere speciale (të paktën një nga secila).

Mos ripërdorni fjalëkalimet. Është e vështirë të mbash mend të gjtiha fjalëkalimet në të gjitha faqet ku regjistrohesh, por për këtë mund t’ju ndihmojnë programe si KeePass apo LastPass, të cilat ruajnë në mënyrë të sigurt fjalëkalimet tuaja. Mjafton të mbani mend fjalëkalimin për të hyrë në program. Ndryshoni fjalëkalimet herë pas here. Rekomandohet njëherë në 8 deri në 12 javë. Është e bezdisshme, por nëse dikush iu ka vjedhur fjalëkalimin, atëhere ai do të rikthehet gjithmonë.

Autentikimi me dy faktorë. Atje ku është e mundur, përpiquni ta aktivizoni. Në momentin që dëshironi të kyçeni, sistemi do t’ju dërgojë një mesazh në celular (metoda më e përdorur) të cilin duhet ta shkruani për të hyrë në llogarinë tuaj, përveç fjalëkalimit.

LEXO EDHE:  Vajza e themeluesit të Huawei padit Kanadanë për arrestimin

Mos përdorni kurrë fjalëkalimet automatike të sistemit. Shumë pajisje apo aplikacione kanë një fjalëkalim automatik (si 1234 apo root etj.). Gjithmonë duhet t’i ndryshoni. (PCWorld Albanian)

password

Lajmet e fundit>