Lajmet

Këshillë: Çfarë nuk duhet të klikoni kurrë në Internet

Publikuar , 14 Tetor 2013
0
Këshillë: Çfarë nuk duhet të klikoni kurrë në Internet

Kërcënimet në rritje për privatësinë e kompjuterit tuaj po shtohen në mënyrë gati çdo ditë, kështu që PCWorld ju sjellë disa këshilla të mira në mënyrë që të jeni më të mbrojtur. Interneti është bërë një vend i rrezikshëm, sidomos nëse jeni fëmijë, por të rriturit për çdo ditë po përballen me një rrezikshmëri tjetër: programe dashakeqe të cilët kompjuterin tuaj do ta shndërrojnë në “zombi” pa dijeninë tuaj.

Përveç kësaj, interneti është një “tokë” shumë pjellore për mashtrime të ndryshme, dhe atë në nivel global, sepse një nigerian të zgjuar asgjë nuk mund ta ndal që të tentoj të ju rrëmbej të hollat përmes e-mailëve të shkruar në mënyrë të ëmbël në të cilët për çdo ditë bien viktimë njerëz serioz.

Prandaj, për fillim, as rastësisht mos klikoni në e-maile të cilët duken sikur kanë arritur nga banka juaj apo shërbimi online i pagesave në të cilat kërkohen të dhënat tuaja apo pagesa për ndonjë version të ri të ndonjë programi, pa marrë parasysh sa bindës të duken këta e-maile. Nëse e shikoni kodin burimor të këtyre e-mailëve, gjithmonë do të gjeni se e-maili ka arritur nga ndonjë adresë e çuditshme.

Gjithashtu shumë të përhapur janë edhe programet e “dobishme” të cilët prezantohen si zgjidhje antivirusi për kompjuterin tuaj, ndërsa kur ti instaloni kompjuteri juaj menjëherë mbushet me viruse. Natyrisht, nëse paguani për këto programe të gjithë këta viruse zhduken, së paku deri në muajin tjetër.

Sigurisht që së paku një herë ju ka ndodhur që para syve të ju “kërcejë” ndonjë dritare me faqe porno të cilat thjeshtë ju thërrasin të klikoni në to. Nëse nuk mund të duroni që ti shikoni dy studente të reja së bashku, mund të prisni që kompjuteri juaj të shndërrohet në “zombi” të ndonjë kinezi apo ukrainasi të vogël të cilët më vonë do ta përdorin për sulme hakuese në ndonjë faqe shumë më serioze.

LEXO EDHE:  Apple Watch përbën gjysmën e orëve inteligjente të shitura

Dhe natyrisht, këtu janë edhe e-mailët e njohur të mbushur me zgjidhje mjekësore për të gjitha problemet tuaja, nga trashësia, ereksioni e deri te rritja e organit gjenital. Barnat thjeshtë nuk blihen përmes internetit, posaçërisht ato seriozet, ndërsa të gjitha shtojcat e dietave mund ti blini përmes uebdyqaneve të prodhuesit, kështu që mos bini pre e këtyre mashtrimeve, sepse shumica e gjërave që blini në këtë apo atë mënyrë është ose mashtrim i plotë ose e rrezikshme për shëndetin për shkak të toksinave që ato përmbajnë. (PCWorld Albanian)

hacker

Tags >

internet
Lajmet e fundit>