Harduer

Këta janë laptopët e parë me Sandy-Bridge me dy bërthama

Publikuar , 20 Mars 2011
0
Këta janë laptopët e parë me Sandy-Bridge me dy bërthama

Në janar Intel bëri të ditur paraqitjen e Sandy Bridge në tregun e elektronikës konsumuese por vetëm në versionet me katër bërthama. Por tani mund t’ju konfirmojmë se versionet Core i3, i5 dhe i7 Sandy Bridge janë gati edhe me dy bërthama. Më poshtë keni listën e prodhuesit dhe modeleve përkatëse që përmbajnë këto mundësi.

Dell
Dell ka lansuar dy sisteme të reja gjatë kësaj jave: Inspiron R dhe Vostro. E pothuajse në treg janë edhe produktet e linjës Latitude.

HP

Hp lansuar zgjidhje nga linja Pavilion (dv6 dhe d7), dhe nga G-Series. Laptopët e linjës Pavilion siç dihet janë të kushtueshëm por sjellin maksimumin e kualitetit dhe performancës, ndërsa ata që kërkojnë performancë të mirë por çmime më të lira mund t’i qëndrojnë pranë produkteve të G-Series. Opsion shtesë është përmendur edhe Envy 14.

Lenovo
Lenovo ka përgatitur ThinkPad (T420 dhe T520) si zgjidhje të mundshme për konsumatorët e saj. Të dy modelet kanë dizajn të ngjashëm me të gjitha modelet e T Series, por natyrisht tani kanë me vete edhe mundësitë për procesor Intel Sandy Bridge me dy bërthama.

E dy të fundit, Samsung dhe Sony, kanë përgatitur modelet Series 9, gjegjësisht Vaio C Series.

LEXO EDHE:  Rritet numri i laptopëve HP me bateri që shpërthejnë në flakë

Lajmet e fundit>