Biznes

Këtë javë në Microsoft: Nokia, Office dhe Apollo

Publikuar , 28 Tetor 2011
0
Këtë javë në Microsoft: Nokia, Office dhe Apollo

Por gjithashtu gjatë kësaj jave ne pamë të mira prej Office 2007 dhe përfitimeve të Microsoft. Është e mjaftueshme të thuhet se ka për çka të flitet.

Celularë të rinj Nokia

Nokia shpalosi dy celularë të rinj gjatë kësaj jave, përkatësisht Lumia 800 dhe 710. Dhe siç ishte përfolur edhe më parë, 800 është modeli më i shtrenjtë, kurse 710 është një model më shumë i fokusuar në kursim të buxhetit. 800 është pranuar mjaft mirë prej audiencës, por nuk pati kushedi se çfarë reagimi, apo ndonjë lëvizje prej adhuruesve të iPhone.

Nokia në anën tjetër po e quan celularin e parë të “vërtetë” me Windows Phone, që disi është një deklaratë e çuditshme. Ata duket se po pretendojnë se celularët janë më të pastrit e linjës Windows Phone, por askush nuk po e di se për çka e kanë fjalën. Më poshtë janë disa fotografi prej thenextweb.com:

Lumia 800 ka ekran 3.7 inç AMOLED ClearBlack, një procesor 1.4Ghz, 16GB memorie të brendshme dhe ka një kamerë me thjerrëz Carl Zeiss dhe me mundësi për incizim në HD. Gjithashtu ky model i ri ka edhe veçorinë e kompanisë Nokia për navigim kthesë më kthesë, dhe gjithashtu është e integruar edhe Nokia Music.

Apollo është rrugës

Përditësimi Apollo të cilin e kanë përmendur disa portale dhe dukej se do të shfaqet në fund të vitit 2012. Nokia ka bërë një plan dhe kjo duket se ka demantuar shumë prej planeve të mëhershme se do të ketë përditësim në faza të mëhershme. Apple në fakt sipas kompanisë do të  shfaqet në mes të vitit të ardhshëm dhe do të jetë një lojë “shumë më ndryshe” prej përditësimit Mango.

LEXO EDHE:  Google sugjeron përdoruesve të telefonëve Android në Evropë shfletues dhe motorë kërkimi alternativë

Kjo do të thotë se Microsoft duhet të pres më pak se një vit pas paraqitjes së Mango’s dhe të bëjë gati Apollo’n për treg. Kjo natyrisht ulë potencialin e përditësimit Tango që thuhet se do të shfaqet para Apollo’s.

Office 2007 në SP3

Një lajm tjetër ka treguar se këtë javë është lansuar Microsoft Office dhe Sharepoint 2007. Me fundin e përkrahjes normale në horizont, Microsoft do të preferonte secilin që të përditësojë softuerin e tyre të dashur në Office 2010 dhe të përfundojë punët me versionet e mëhershme, por tani duket se rrugët e përmirësimeve po vazhdojnë. 

Në përditësim ka disa arnime të sigurisë dhe në fakt një përmbledhje të përditësimeve të shpalosura kohë pas kohe. /pcworldalabnian

Lajmet e fundit>