Lajmet

Këtë javë në treg revista “ComputerWorld Albanian” si dhe detaje mbi “Albanian ICT Awards II”

Publikuar , 07 Janar 2014
Këtë javë në treg revista “ComputerWorld Albanian” si dhe detaje mbi “Albanian ICT Awards II”

ICTSmedia, kompania lidere në botimet mediatike në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), përmes mediumeve të shtypura dhe atyre online PCWorld Albanian, CIO.al, GameWorld.al, do të hedhë në treg këtë javë numrin e ri revistës “ComputerWorld Albania”.

iLançimi do të bëhet në eventin që do të mbajë kompania ditën e enjte, më 9 janar 2014, ora 17:00, në ambientet e qendrës “Protik”. Gjithashtu, gjatë eventit do të shpalosen edhe disa nga detajet kryesore të “Albanian ICT Awards 2013,” konkursit të suksesshëm i cili organizohet për të dytin vit radhazi.

Botimi i numrit të dytë të “ComputerWorld Albanian” përmban tematikë të larmishme, opinione dhe pikëpamje të sjella nga ekspertë dhe analistë të fushës, intervista me personalitete të shquara nga bota e teknologjisë mbarëshqiptare si dhe informacione të shumta rreth trendeve më të fundit të teknologjisë mobile në botë. Revista inovative për teknologji, “ComputerWorld Albanian”, me periodicitet 6 mujor, do të jetë në treg më datën 9 Janar 2014 në pjesën më të madhe të pikave të shitjes në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

Gjithashtu, nën hapat e një eventi mjaft të vlerësuar e të suksesshëm si si ai i vitit të kaluar (Albanian ICT Awards 2012), do të zhvillohet për të dytin vit radhazi konkursi mbarëkombëtar “Albanian ICT Awards II.”

Gjatë eventit të ditës së enjte do të jepen disa prej detajeve fillestare të konkursit. Çmimet “Albanian ICT Awards”, me fokus primar individin dhe jo vetëm, simbolizojnë mirënjohjen, falenderimin dhe shpërblimin për punën e madhe dhe krijuese për të gjithë ata që në mënyra të ndryshme kanë arritur apo arrijnë të ndikojnë në zhvillimin e ideve inovatore, në profesionalizimin e sektorëve të ndryshëm të biznesit, në hartimin e projekteve krijuese të zhvilluesve, programuesve, arkitektëve softuerik mobile, desktop, shërbime online etj.

LEXO EDHE:  Amazon gjobitet në Evropë për shkelje me të dhënat e përdoruesve

Ashtu si edhe vitin e kaluar, edhe ky edicion pritet të ketë një ndikim të madh në botën shqiptare të ICT-së si dhe të nxisë produktivitetin, krijimtarinë dhe nismat individuale. (PCWorld Albanian)