Lajmet

Këtë orë nuk e blini dot me para por vetëm Bitcoin për një arsye të thjeshtë

Nov 7 2018
0 Shpërndarje
Madje Hublot do të vendosë numrin unik të transkasionit me të cilin keni blerë orën përpara se ta dërgojë. Këtë orë nuk e blini dot me para por vetëm Bitcoin për një arsye të thjeshtë

Hublot prezantoi një ore të re luksoze nën linjën Big Bang dhe nuk është si të gjitha orët e tjera që keni parë.

Kjo për një arsye të vetme sepse nuk mund ta blini me para, por vetëm online me Bitcoin.

Ora quhet Meca-10 P2P dhe është dizajnuar për 10 vjetorin e monedhës kriptografike.

Madje Hublot do të vendosë numrin unik të transaksionit me të cilin keni blerë orën përpara se ta dërgojë.

Sipas Bloomberg, Meca-10 P2P do të kushtojë 25,000 dollarë bazuar në vlerën aktuale të Bitcoin.

Hublot do të prodhojë fillimisht vetëm 210 cope bazuar në porositë e marra.

Përpunimi i transaksioneve do të bëhet nga firma nga Hong Kongut OSL e cila do të kontrollojë edhe verifikimin e pasurive në Bitcoin për tu siguruar se nuk po pastrohen para. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>