Biznes

Këtë vit Windows 8 pritet të katërfishojë tregun e tabletave

Publikuar , 24 Shtator 2012
0
Këtë vit Windows 8 pritet të katërfishojë tregun e tabletave

Sipas IDC-së, Windows 8 do të ndihmojë në rritjen e numrit të tabletave të shitura me afro 10 milionë gjatë këtij viti, sipas vlerësimeve të bëra tre muaj më parë.

Por produktet e Androidit dhe Apple do të jenë drejtuesi kryesor për këtë ngritje.

Sipas parashikimit nga ndërmarrja hulumtuese për shitjet në muajin qershor, gjatë vitit 2012 pritet të shiten 107.4 milionë njësi, ndërsa sipas një parashikimi të ri të bërë gjatë kësaj jave priten të shiten 117.1 milionë.

Sipas drejtorit hulumtues të IDC-së për pajisjet e lidhura mobile, Tom Mainelli, Apple është udhëheqës dhe do të mbajë atë pozitë me rreth 60% të tregut, por tabletat Windows do të rriten vetëm nga 1% në 4% gjatë këtij viti.

Zhurma rreth lëshimit të Windows 8 do të shtojë një shtytje në shitjet e tabletave në tremujorin e katërt të vitit , tha IDC.

“Sidoqoftë, ne presim që shitjet e Windows 8 do të mbesin në shkallë të ulët në tremujorin e katërt teksa çmimet e larta dhe hutimi i konsumatorëve për këto pajisje do të kufizojë joshjen e tyre,”- tha Jennifer Song, që është analiste hulumtuese në Përcjellësit Botërorë të IDC-së.

Por popullariteti i pajisjeve Windows, duke përfshirë tabletat/PC-të Surface, do të vazhdojnë të rritet, duke i dhënë Microsoftit 11% të tregut në 2016-ën, duke tërhequr aksione edhe nga pajisjet Android edhe nga ato të Apple, thotë IDC. ( (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Çfarë të presim nga aktiviteti që do të mbajë nesër Microsoft?

Lajmet e fundit>