Harduer

Këto “ice cubes” i telefonojnë mikut tuaj kur keni pirë shumë

Publikuar , 20 Janar 2013
0
Këto “ice cubes” i telefonojnë mikut tuaj kur keni pirë shumë

Ice CubeLajmi për disa “ice cube” po bën xhiron e botës falë një studenti 23-vjeçar të MIT.

Dhairya Dand ka krijuar një set me LED ice cubes që ndryshojnë ngjyrën nga jeshile në të verdhë, në të kuqe në varësi të nivelit të alkoolit që keni konsumuar.

Ato i dërgojnë gjithashtu edhe një mesazh në celular një mikut tuaj nëse e keni kaluar limitin. Dhe, për më tepër, shuhen dhe ndizen sipas muzikës apo zhurmës së ambientit.

Ashtu siç shpjegon edhe videoja, Dand-it i erdhi kjo ide tre javë pasi kishte përfunduar në spital gjatë një nate në një mbrëmje.

Menjëherë, ai filloi punën me projektin, i cili përfshin një LED, një akselerometër, IR transcievers (pajisje marrëse-dërguese), si dhe një bateri.

Të gjitha janë të vendosura brenda një “jelly cube”. Akselerometri arrin të dallojë lëvizjen dhe të llogarisë se sa gllënka alkool keni pirë. Së bashku me kohën që llogaritet nga kubet, nga i gjithë ky proces del një vlerësim i përafërt se sa i pirë jeni.

Ka vetëm një disavatazh: kubet nuk janë edhe aq të lira. Ato i kushtojnë Dand-it 50 $ për t’i ndërtuar (vetëm materialet). (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Televizioni shtetëror Rus prezanton lajmet me një robot të vërtetë

Tags >

harduer
Lajmet e fundit>