Harduer

Këto janë çipet që punojnë me dritë dhe jo elektricitet

Publikuar , 13 Tetor 2013
0
Këto janë çipet që punojnë me dritë dhe jo elektricitet

CipaMesa duket edhe kompjuterët po tentojnë drejt shfrytëzimit të energjive të tjera përveç atyre të zakonshme që përdorin sot.

Gjithçka falë një materiali të quajtur grafin. Ai është elementi më i fortë në botë dhe integrimi i tij nëpër çipet kompjuterike do t’i lejojnte ato të punonin me dritë. Aktualisht, shumica e çipeve sot funksionojnë me elektricitet.

Studime të reja që janë kryer në Institutin e Teknologjisë në Masaçuset (MIT), Universitetin Columbia dhe Qendrën Kërkimore T. J. Watson të IBM-së, të cilat janë publikuar në Nature Photonics, tregojnë se çipi përdor dritën e ambientit për të përhapur elektronet, duke i konvertuar ato në energji elektrike.

Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë për grafinin. Në shkurt, Bashkimi Europian i dha Nokia-s një fond prej 1.35 miliardë $ për të zhvilluar materialin, i cili raportohet se është i hollë sa një atom dhe është 300 herë më i fortë se çeliku.

Në vitin 2010, dy kërkues të grafinit fituan Çmimin Nobël në fizikë për demonstrimin se si mund të përdorej transparenca dhe fleksibiliteti i materialit për të prodhuar ekrane me prekje, panele diellore dhe qeliza diellore. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Qyteti i Ferizaj bëhet me Qendër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Lajmet e fundit>