Lajmet

Kim Dotcom paralajmëron një Megaupload të ri

Publikuar , 29 Gusht 2012
0
Kim Dotcom paralajmëron një Megaupload të ri

Kim Dotcom shfaqet prapë plot gjallëri.

Themeluesi i Megaupload, armikut publik numër 1 për shpërndarjen e skedarëve, tha se faqja do të kthehet, kësaj rradhe më e madhe dhe më e mirë se kurrë.

Kim Dotcom tha: “MEGA do të kthehet. Më i madh. Më i mirë. Më i shpejtë. Falas dhe i mbrojtur nga sulmet. Evolucion!”

“Zhvillues bëhuni gati. Mega API (application programming interface) do të sigurojë fuqi të jashtëzakonshme. API ynë dhe veglat tuaja MEGA do ta ndryshojnë botën.”

Hosterët në mbarë botën do të kenë mundësi të lidhen në rrjet për të shtuar serverët dhe bandwidth-in, nëse nuk janë me bazë në SHBA. “Ne po ndërtojmë një rrjet masiv global. Të gjithë hosterët jo amerikanë mund të lidhen në serverë dhe bandwidth.”

Dotcom tha se është në kontakt me zhvilluesit e menaxhimit të skedarëve, e-mailit dhe veglave të faksit, VoIP dhe aplikacioneve video streaming.

Më e rëndësishmja, Mega do të sigurojë më shumë privatësi duke përfshirë enkriptimin me një klikim për secilën transfertë, që do të jetë falas. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Telefoni buxhetor i Motorola premton të jetë edhe një kamër aksioni

Tags >

torrent
Lajmet e fundit>