Lajmet

Kina bllokon një lojë me një virus vdekjeprurës

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Shkurt 2020
0
Kompania tha se po punon për të anuluar bllokimin. Lajmi interesant vjen në një kohë kur Kina vijon luftën me shpërthimin e koronavirusit. Kina bllokon një lojë me një virus vdekjeprurës

Një video lojë e cila sfidon lojtarët të përhapin një virus vdekjeprurës në mbarë botën është ndaluar në Kinë.

Plague Inc është hequr nga dyqanet Kineze të aplikacioneve për përmbajtje të jashtëligjshme tha zhvilluesi Britanik Ndemic Creations.

Kompania tha se po punon për të anuluar bllokimin. Lajmi interesant vjen në një kohë kur Kina vijon luftën me shpërthimin e koronavirusit.

Krijuesi i lojës tha se lojarët Kineze ndihen të dërrmuar nga ky lajm dhe shtoi se loja në të vërtetë inkurajon lojtarët të mendojnë dhe mësojnë më shumë rreth problemeve të shëndetit publik.

Plague është bërë një hit që kur u lançua një vit më parë. Sot ka 130 milionë lojtarë në mbarë botën dhe është aplikacioni më i shitur në vend në Janar.

Disa lojtarë kanë sugjeruar se kanë shkarkuar lojën si një mënyrë për tu përballur me frikën rreth koronavirusit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kush fshihet pas hakimit të iPhone të bosit të Amazon Jeff Bezos?

Tags >

Plague