Blog

Kina dërgon misionin e parë drejt planetit Mars

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Korrik 2020
0
Tianwen-1 është një prej tre misioneve që do të nisen drejt Marsit përgjatë 11 ditëve. Kina dërgon misionin e parë drejt planetit Mars

Për herë të parë Kina ka nisur misionin e saj të parë rover në Mars. Një robot me gjatë rrota u lëshua nga Toka ditën e Mërkure nga porti hapësinore Wenchang në ishullin Hainan në 12:40 me orën lokale.

Ai do të mbërrijë në Planetin e Kuq në muajin Shkurt të vitit të ardhshëm. Quajtur Tianwen-1, ose “Pyetje për Qiejt” roveri nuk do të ulet në sipërfaqen e Marsit në Shkurt por do të qëndrojë për 2 ose 3 muaj në orbitë.

Kjo strategji është ndjekur nga nga misioni American Viking në 1970. Kështu inxhinierët ndërsa roveri qëndron në orbitë do të analizojnë kushtet atmosferike në Mars përpara se të përpiqen ta ulin në sipërfaqe.

Tianwen-1 është një prej tre misioneve që do të nisen drejt Marsit përgjatë 11 ditëve. Të Hënën edhe Emiratet e Bashkuara Arabe nisën një mision drejt Planetit të Kuq. Gjithashtu pas një javë Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) do të lëshojë roverin e ri Perserverance drejt Marsit.

Kina synon të ulët roverin në basenin Utopia në afërsi të ekuatorit të planetit. Roveri do të studiojë gjenealogjinë e planetit dhe ngjan shumë me roverët Spirit dhe Opportunity të NASA ndërtuar në 2000. Peshon 240 kilogram dhe energjinë e merr nga panelet diellore. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  WhatsApp vjen me opsionin që do të bëjë diferencën