Blog

Kina etiketon lojërat online si “drogë elektronike”

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Gusht 2021
Aksionet e Tencent dhe NetEase ranë me 10% në bursën e Hong Kongut. Investitorët i tremben një goditjeje nga autoritetet Kineze. Kina etiketon lojërat online si “drogë elektronike”

Aksionet e dy kompanive më të mëdha në vend të lojërave online ranë me shpejtësi ditën e Marte pasi media shtetërore i quajti ato “drogë elektronike.”

Aksionet e Tencent dhe NetEase ranë me 10% në bursën e Hong Kongut. Investitorët i tremben një goditjeje nga autoritetet Kineze.

Në muajt e fundit shteti ka ndërmarrë një seri masash për të shtuar kontrollin mbi teknologjinë. Një artikull i publikuar nga media shtetërore Economic Information Daily thoshte se shumica e adoleshentëve kishin krijuar varësi ndaj lojërave online të cilat tashmë kishin impakt negative mbi ta. Media është një filial i agjencisë shtetërore Xinhua.

Në artikull përmendoj loja shumë popullore e Tencent Honor of Kings duke thënë se studentët po e luanin deri në 8 orë në ditë. Vetë Tencent është shprehur se ka implementuar masa të reja për të reduktuar aksesin e fëmijëve në këtë lojë.

Mendohet se është një lëvizje për të reduktuar peshën e madhe që Tencent ka. Ky i fundit kontrollon 80% të të drejtave ekskluzive të muzikës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  SHBA dëbon 8 aplikacione Kineze përfshirë Alipay dhe WeChat Pay