Blog

Kina implementon ligjin e parë kibernetik për mbrojtjen e të dhënave

Publikuar , 29 Maj 2017
0
Por kritikët thonë se ligji i ri kërcënon me mbyllje aktiviteti të kompanive të huaja teknologjike. Kina implementon ligjin e parë kibernetik për mbrojtjen e të dhënave

Në një betejë të ashpër me terrorizmin kibernetik dhe valën e hakimeve, Kina do të adoptojë një ligj të ri kontrovers i cili mandaton masa të rrepta sigurie për firmat që operojnë në këtë vend raportoi agjencia kineze e lajmeve Xinhua.

Ligji, i miratuar Nëntorin e vitit të kaluar nga parlamenti, u ndalon ofruesve të shërbimeve online të grumbullojnë dhe të shesin të dhënat personale të përdoruesve duke u dhënë përdoruesve akses në informacionin e fshirë në rast abuzimi.

“Ata që dhunojnë të drejtat dhe abuzojnë me të dhënat personale do të përballen me gjoba rënda,” u shpreh agjencia e lajmeve.

Industria Kineze e të dhënave nuk kishte parë implementimin e një ligji të tillë më parë duke thënë se rregullat dëmtojnë rëndë aktivitetin e tyre.

Por kritikët thonë se ligji i ri kërcënon me mbyllje aktiviteti të kompanive të huaja teknologjike. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Hakerët Kinezë kanë interceptuar mesazhet diplomatike Evropiane

Tags >

Kina
Lajmet e fundit>