Lajmet

Kina ka më tepër monitorues në internet se sa ushtarë

Publikuar , 13 Tetor 2013
0
Kina ka më tepër monitorues në internet se sa ushtarë

Sipas një raporti të javës së kaluar nga publikuesi shtetëror i lajmeve Beijing News, Kina ka më tepër se 2 milionë njerëz që punojnë si monitorues online, një vlerësim ky që zbulon se sa shumë të përdorshme janë programet e mbikëqyrjes dhe censurës online.

Vëzhguesit, të cilët pastrojnë komentet dhe përmirësojnë raportet për zyrtarët ose bizneset private, në shifër tejkalojnë numrin e personelit aktiv ushtarak të Kinës, i cili i ka 1.5 milionë ushtarë. Tani është një industri e tërë dhe profesion për kontrollim ose përpjekje për të kontrolluar botën kineze që shpejt po lëviz drejt mediave sociale, ku komentet në shpejtësi përhapen në mesin e 500 milionë përdoruesve të internetit.

Sipas një raporti nga Beijing Times, E Përditshmja e Popullit, që është organi zyrtar i partisë komuniste kineze, planifikon të mbajë një seminar katër-ditor këtë muaj ku studentët e suksesshëm mund të certifikohen si “analistë të opinionit publik”. Sapo të certifikohen, ata janë të kualifikuar për punët me departamentin e propagandës së ndërmarrjeve komerciale, uebfaqeve me lajme ose ndërmarrjeve për marrëdhënie publike.

Monitorimi i mediave sociale, një masë qëllimi i të cilës është qëndrueshmëria sociale, është kthyer në një “makinë para-prodhuese për qeveritë lokale dhe firmat,”- tha Guobin Yang, profesor i sociologjisë dhe komunikacionit në Universitetin e Kalifornisë Jugore, në komentet e tij në Twitter gjatë të hënës.

E Përditshmja e Popullit kërkon deri 650 dollarë për trajnimin katër ditorë për t’u bërë një analist, shënoi Yang. Dhe për bizneset ose zyrtarët të cilët kanë nevojë për më tepër se vetëm monitorim, ndërmarrjet për “relacionet publike të zeza” ofrojnë shërbime si largimi i artikujve negativë nga interneti ose bllokimin e termave të caktuar të kërkimit.

LEXO EDHE:  Gmail arrin në 1.5 miliardë përdorues

Sipas një raporti të muajit shkurt nga E Përditshmja e Shekullit, këto kushtojnë të paktën 1635 dollarë dhe deri 163,449 dollarë, respektivisht. (PCWorld Albanian)

kinezt

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>