Harduer

Kina, krijon superkompjuter të vetin

Publikuar , 31 Tetor 2011
0
Kina, krijon superkompjuter të vetin

Lajmi i publikuar gjatë kësaj jave në një takim në Jinan, Kinë dhe që është organizuar nga organizatat e industries dhe qeverive, ka raportuar se Sunway BlueLight MPP është montuar në shtator në kuadër të qendrës kombëtare superkompjuterike në Jinan, që është kryeqyteti i provinces Shandong në Kinën Lindore.

Sistemi Sunway, që mund të performojë rreth 1,000 trilion kalkulime për second – një petaflop – ndoshta do të arrij të renditet në mesin e 20 kompjuterëve më të shpejtë në botë. Më e theksueshme ësht[ edhe fakti se ai ka 8,700 Shen Wei SW 1600 mikroprocesorë, të dizajnuar në një institute Kinez dhe të prodhuar në Shanghai.

Momentalisht, Kinezët janë tre gjenerata prapa teknologjive të sofistikuara që prodhohen nga shtetet lidere botërore si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Korea Jugore, Japonia dhe Tajvani. “Kjo është një befasi” tha Jack Dongarra, një shkencëtarë kompjtuerik pranë Universitetit Tennessee dhe lider pranë projektit Top500, që ka një listë të kompjuterëve më të shpejt në botë. 

Fotografitë e sistemit të ri tregojnë një system të ftohjes me ujë që mund të jetë I avancuar në krahasim me dizajnin e makinave të tanishme super të shpejta. “Duke shfrytëzuar këtë teknologji, njerëzit gjenden në një pozitë shumë të vështirë” tha Steven Wallach, shkencëtarë udhëheqës pranë Convey Computer, Richardson Tex. “Kjo më tregon faktin se bëhet fjalë për një dizajn serioz. Kjo teknologji mund të tejkalojë shkallën ekzaflop. Ata janë rrugës për të fituar”./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Telefonët e rinj Nokia sjellin dizajne moderne për më pak se 170 dollarë

Lajmet e fundit>