Lajmet

Kina lançon aplikacionin e monedhës dixhitale

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Janar 2022
Shpërndarja e saj bëhet përmes dy fazave që është transferimi nga Banka Qendrore tek bankat komerciale dhe më pas këto të fundit e shpërndajnë tek konsumatorët. Kina lançon aplikacionin e monedhës dixhitale

Kina lançoi një version eksperimental të aplikacionit ku përdoruesit mund të ruajnë dhe paguajnë me monedhën dixhitale shtetërore njohur edhe si Juani Dixhital apo shkurtimisht e-CNY.

Juani Dixhital nuk është një kriptomonedhë dhe nuk përfaqëson një formë të decentralizuar pagese e as nuk operon në blockchain. Është zhvilluar nga Banka Qendrore Kineze për të zëvendësuar paratë prej letre dhe monedhat.

Edhe pse mund të duket si një alternativë pagese përmes kartave siç e bëjmë të gjithë, nuk është i atillë. E-CNY është para fizike e konvertuar në format dixhital dhe ka qenë në zhvillim që prej 2014-ës.

Shpërndarja e saj bëhet përmes dy fazave që është transferimi nga Banka Qendrore tek bankat komerciale dhe më pas këto të fundit e shpërndajnë tek konsumatorët.

Duke qenë se nuk është një monedhë e decentralizuar si bitcoin apo kriptomonedhat e tjera, privatësia e saj është e dyshimtë. Deutsche Bank e përshkruan si “privatësi e kontrolluar” ku përdoruesit mund të mbajnë të fshehur identitetin e tyre por autoritetet nga ana tjetër mund të monitorojnë transaksionet për aktivitete dhe transaksione të paligjshme si pastrimi i parave.

Aplikacioni e-CNY tashmë është i disponueshëm në Android dhe App Store po vetëm 10 qytete Kineze mes tyre Pekini dhe Shangai. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Lirohet nga burgu trashëgimtari i Samsung