Lajmet

Kina mendon se Inteligjenca Artificiale tek armët luftarake është kërcënim për paqen globale

Publikuar , 07 Shkurt 2019
0
Sipas një raporti të ri publikuar nga Qendra për Sigurinë e re Amerikane, zyrtarët Kinezë e shohin garën e re të armatimit me inteligjencë artificiale si kërcënim për paqen globale. Kina mendon se Inteligjenca Artificiale tek armët luftarake është kërcënim për paqen globale

Inteligjenca artificiale e përdorur tek armët luftarake mund të çojë vendet në luftë mendojnë politikanë dhe ekspertë Kinezë.

Sipas një raporti të ri publikuar nga Qendra për Sigurinë e re Amerikane, zyrtarët Kinezë e shohin garën e re të armatimit me inteligjencë artificiale si kërcënim për paqen globale.

Me shfrytëzimin e inteligjencës artificiale në fusha dhe sektorë të ndryshme, përfshirë ushtrinë, bota frikësohet se normat ndërkombëtare të cilat rregullojnë mënyrën sesi vendet ndërveprojnë do të vjetërsohen dhe të çojnë në konflikt.

Në qendër të shqetësime janë përdorimi i dronëve. Operacionet e mëdha por edhe të vogla të dronëve janë shtuar në vitet e fundit.

Në SHBA ato mund të kryejnë autopilotin bazik por në Kinë janë më agresivë me nivele më të larta autonomie.

Një shembull është droni Bloewfish A2 të cilin Kina e shet në mbarë botën dhe reklamohet si plotësisht autonom.

Duke qenë se dronët kontrollohen në distancë, ushtarakët përpiqen të jenë më kavalierë në përdorimin e tyre. Për të mos rrezikuar pasoja në jetë, ata janë më të prirur ti rrëzojnë por edhe ti fluturojnë në hapësira të kontestuara.

Problemi është se nuk dihet mënyra sesi njëra palë mund të interpretojë sjellje të caktuara. Ata që dërgojnë një dron autonom mendojnë se nuk përbën problem për sa kohë nuk përbën rrezik për jetët njerëzore, por ana tjetër mund ti rrëzojnë për të njëjtën arsye.

Rreziku i skenarëve të tilla do të rritet në autonominë e avancuar. Po sikur një dron ose robot gjuan një goditje paralajmëruese tek armiku, si do të interpretohet kjo sjellje?

A do të interpretohet si një përgjigje e automatizuar apo një komandë e dhënë nga një njeri?

LEXO EDHE:  HMD Global konfirmon Android P për të gjithë linjën e telefonëve

Si do të interpretohen përgjigjet e automatizuara?

Me pak fjalë vendet duhet të përcaktojnë normat e një konflikti të armatosur për sistemet e automatizuara. Sa më gjatë të vazhdojmë pa këto norma, aq më e rrezikshme bëhet situata.

Pjesa tjetër e raportit titullohet “Kuptimi i strategjisë AI të Kinës,” ku detajohen shqetësime të tjera të nivelit të lartë.

Së pari Kina beson se bashkë me Amerikën janë dy superfuqitë e mëdha globale të inteligjencës artificiale.

Të dy vendet kanë talent, financim, dhe sektorë teknologjikë të avancuar që mund ta çojnë IA në nivele tjera. Aksesi i Kinës në më shumë të dhëna falë popullsisë së madhe mund ta ndihmojë të tejkalojë vendet perëndimore.

Nga ana tjetër Amerikane udhëheq në teknologjinë e çipeve, një komponent vital për përpunimin e seteve të mëdha të të dhënave për aplikacionet IA.

Raporti i CNAS thotë se Kina është veçanërisht e fokusuar për të mbyllur këtë hendek. Firmat si Baidu, Alibaba dhe Huawei kanë themeluar projekte të reja për të zhvilluar harduerë për inteligjencën artificiale.

Shembull është përpjekja e Broadcom për të blerë Qualcomm, një lëvizje e cila u bllokua nga Presidenti Trump.

Ndërsa konkurrenca është aty, ajo që mungon është bashkëpunimi thotë raporti. Ndërsa Kina ka njohur për qasjen Amerikane ndaj luftës autonome që ka nisur, zyrtarët Amerikanë janë më pak të njohur me përpjekjet Kineze.

Kjo sepse dokumentet nuk përkthehen në gjuhën Angleze. Pa kuptuar mirë strategjitë e ndryshme të vendeve shansi për keqkuptime dhe konflikt është i lartë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>