Biznes

Kina mund të lançojë kriptomonedhën në 2-3 muajt e ardhshëm

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Nëntor 2019
0
Kina mund të lançojë kriptomonedhën e saj në 2-3 muajt e ardhshëm parashikoi një analist i Foxconn Technology Group. Kina mund të lançojë kriptomonedhën në 2-3 muajt e ardhshëm

Kina mund të lançojë kriptomonedhën e saj në 2-3 muajt e ardhshëm parashikoi një analist i Foxconn Technology Group.

Kina ka zhvilluar një strukturë të quajtur Digital Currency Electronic Payment sipas Jack Lee. Kjo do të lejojë bankën qendrore të hedhë në qarkullim një monedhë dixhitale për bankat komerciale dhe rrjetet e pagesave të palëve të treta si AliPay dhe WeChat Pay.

“Ata kanë të gjithë sistemin dhe rrjetin gati. Besoj se keni për ta parë shumë shpejt, mbase në 2-3 muajt e ardhshëm,” tha Lee.

Ai vijoi duke thënë se mund të lançohet si eksperiment fillimisht jo për të zëvendësuar plotësisht paranë tradicionale. Shumë ekspertë kanë paralajmëruar se monedhat virtual mund të rrisin rrezikun e mashtrimit, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Por shumë qeveri nuk kanë gjetur një mënyrë për të rregulluar këtë sektor.

Sekretarja e Shtetit për çështjet financiare në Zvicër Daniela Stoffel tha se lançimi në Kinë mund të shtyjë autoritetet në mbarë botën të vendosin sesi të rregullojnë këtë teknologji. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Akuzon Apple se e ka shndërruar në homoseksual, Rusi kërkon dëmshpërblim

Tags >

Crypto
Lajmet e fundit>