Biznes

Kina ndjek shembullin e Evropës dhe SHBA-së me gjigantët e teknologjisë

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Nëntor 2020
Alibaba dhe JD.com dominojnë shitblerjen në Kinë dhe së bashku ata përbëjnë ¾ e e-commerce në Kinë. Kina ndjek shembullin e Evropës dhe SHBA-së me gjigantët e teknologjisë

Kina ka propozuar një disa ligje të reja të cilat do të adresojnë fuqinë e kompanive më të mëdha të internetit. Rregullimi i këtij sektori tregon shqetësimin e Pekinit në lidhje me influencën në rritje të platformave dixhitale.

Rregullat e reja do të prekin gjigantët si Alibaba, Ant Group dhe Tencent si dhe platformën food-delivery Meituan. Lëvizja vjen në një kohë kur Evropa dhe SHBA ka provuar të adresojnë fuqinë e gjigantëve të internetit.

Menjëherë pas lajmit aksionet e kompanive ranë ndërsa jemi në Nëntorin e zbritjeve dhe shitjeve të mëdha për dyqanet online si Alibaba dhe JD.com.

Drafti prej 22 faqesh parashikon përcaktimin e sjelljeve antikonkurruese për sektorin e teknologjisë. Nga parandalimi i shpërndarjes së të dhënave të ndjeshme tek mbrojtja e rivalëve më të vegjël nga konkurrenca e egër e gjigantëve.

Alibaba dhe JD.com dominojnë shitblerjen në Kinë dhe së bashku ata përbëjnë ¾ e e-commerce në Kinë. Nga Shtatori, Alibaba kishte 881 milionë përdorues në muaj, mëse gjysma e popullsisë së Kinës.

Por a po shndërrohet në trend rregullimi i sektorit të teknologjisë? Evropa është vënë pas Amazon dhe autoritetet Amerikane ndaj dominimit të kërkimit online të Google. Departamenti Amerikan e përshkruan Google si monopol dhe është çështja e dytë më e madhe që po heton që prej 1990 ndaj Microsoft. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple do të bëjë një lëvizje e cila do të tronditë një industri të tërë