Biznes

Kina sfidon Amerikën me sistemin e saj GPS

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Qershor 2020
0
Lajmi vjen në një kohë kur tensionet mes Pekinit dhe Uashingtonit rreth tregtisë dhe koronavirusit. Kina sfidon Amerikën me sistemin e saj GPS

Kina me sukses ka dërguar në orbitë satelitin e fundit të sistemit të navigimit BeiDou-3 duke shtyrë vendin drejt një fuqisë madhore në hapësirë.

Lançimi i sotëm do të thotë se Kina nuk do të ketë më nevojë për Sistemin e Pozicionimit Global (GPS) të Shteteve të Bashkuara.

Rrjeti me vlerë 10 miliardë dollarë përbëhet nga 35 satelitë dhe ofron mbulim global me navigim.

Lajmi vjen në një kohë kur tensionet mes Pekinit dhe Uashingtonit rreth tregtisë dhe koronavirusit.

Versioni i tretë i sistemit të navigimit të Beido ofron një alternativë të sistemit Rus GLONASS, sistemit Evropian Galileo dhe Amerikan GPS.

Deri më 2035 pritet që sistemi të jetë plotësisht i funksionalizuar. Programi hapësinor i Kinës është zgjeruar ndjeshëm në 20 vitet e fundit.

Në 2003 Kina u bërë vendi i tretë në botë që lançon një ekip njerëzish në hapësirë. Në një të ardhme të afërt Kina synon të bëhet një rival serioz i Amerikës në eksplorimin e hapësirës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Evropa duhet të ketë një qëndrim të përbashkët ndaj Kinës për 5G

Tags >

GPSKina