Biznes

Kina i shpreh pakënaqësi ambasadorit amerikan për arrestimin e shefes së Huaweit

Publikuar , 10 Dhjetor 2018
0
Meng, 46 vjeçare, njëherësh vajza e themeluesit të kompanisë, Huawei është arrestuar më 1 dhjetor, teksa ka qenë duke ndërruar aeroplanët në Vankuver të Kandasë, meqë autoritetet amerikane kanë thënë se ajo ka tentuar t’iu ikë sanksioneve tregtare që kanë vënë Shtetet e Bashkuara ndaj Iranit. Kina i shpreh pakënaqësi ambasadorit amerikan për arrestimin e shefes së Huaweit

Kina e ka thirrur ambasadorin amerikan në Pekin, Terry Brandstad në shenjë proteste ndaj ndalimit në Kanada të shefes së gjigantit elektronik kinez, Huawei, Meng Wanzhou me kërkesë të Shteteve të Bashkuara.

Zëvendës ministri i Jashtëm kinez, Le Yucheng i ka paraqitur më 9 dhjetor ambasadorit amerikan “protesta të ashpra” lidhur me ndalimin e Wanzhousë.

Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, Le e ka cilësuar ndalimin e Mengut “jashtëzakonisht të egër” dhe ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të anulojnë fletarrestin për të, në të kundërtën do të përballen me hapa të marrë nga Pekini.

Autoritetet kineze i kanë bërë një ftesë të njëjtë edhe ambasadorit kanadez një ditë më parë dhe i kanë drejtuar paralajmërime të ngjashme.

Meng, 46 vjeçare, njëherësh vajza e themeluesit të kompanisë, Huawei është arrestuar më 1 dhjetor, teksa ka qenë duke ndërruar aeroplanët në Vankuver të Kandasë, meqë autoritetet amerikane kanë thënë se ajo ka tentuar t’iu ikë sanksioneve tregtare që kanë vënë Shtetet e Bashkuara ndaj Iranit.

Mirëpo në një deklaratë të lëshuar në Kanada, Meng ka insistuar se ajo është e pafajshme dhe se ajo luftojë me ata në gjykatën amerikane, nëse ekstradohet në këtë shtet.

Sipas dokumenteve të gjykatës, kompania Huawei ka thënë se veprimet e saj në Iran kanë qenë “në përputhje me ligjet, rregullat dhe sanksionet” e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara.

LEXO EDHE:  Chrome 76 firmos shuarjen e Adobe Flash

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>