Biznes

Kina vendos nën hetim perandorinë e Jack Ma, Alibaba

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Dhjetor 2020
Ditën e Enjte autoritetet nisën hetimin për praktika monopolistike. Menjëherë pas lajmit aksionet e Alibaba ranë me 5.48%. Kina vendos nën hetim perandorinë e Jack Ma, Alibaba

Autoritetet rregullatore Kineze nisën një hetim anti-monopol ndaj gjigantit Kinez Alibaba duke vënë kështu nën presion kompaninë e-commerce të themeluar nga sipërmarrësi Kinez i teknologjisë Jack Ma.

Ditën e Enjte autoritetet nisën hetimin për praktika monopolistike. Menjëherë pas lajmit aksionet e Alibaba ranë me 5.48%.

Kompania është zhvilluesi i AliPay, një prej formave më popullore dhe të përdorura në Kinë të pagesave dixhitale.

Prej kohësh autoritetet në Kinë janë shprehur të shqetësuara për influencën në rritje të gjigantëve të teknologjisë si Alibaba dhe Tencent.

Në Nëntor Ant Group, kompania mëmë e shërbimeve të Alibaba po përgatitej për daljen më të madhe në botë në bursë përpara se të bllokohej nga Pekini. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Themeluesi i Alibaba rishfaqet në publik pas disa muajsh mungesë