Blog

Kina zbulon trenin më të shpejtë në botë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Maj 2019
0
Aktualisht Kina ka trenin me të shpejtë botë në funksion i cili arrin shpejtësi deri në 431 km/h në distancën prej 30 km mes Shangait dhe aeroportit. Kina zbulon trenin më të shpejtë në botë

Kompania Kineze lider në prodhimin e trenave zbuloi një prototip të ri treni maglev i cili mund të transportojë pasagjerë me shpejtësi 600 km/h. Sipas CNN treni është zhvilluar nga China Railway Rolling Stock Coporation dhe prodhimi i tij do të fillojë në 2021.

Me shpejtësi 600 km/h, treni mund të transportojë pasagjerët mes Pekinit dhe Shangai në vetëm tre orë e gjysmë krahasuar me katër orë e gjysmë që duhen me aeroplan.

Treni do të mund të arrijë këto shpejtësi teorike falë dizajnit maglev që do të thotë se fuqia shtytëse gjenerohet nga një fushë magnetike.

Aktualisht Kina ka trenin me të shpejtë botë në funksion i cili arrin shpejtësi deri në 431 km/h në distancën prej 30 km mes Shangait dhe aeroportit.

Prototipi i CRRC u prezantua për herë të parë në 2015-ën dhe nuk do të jetë treni i parë që kap shpejtësi të tilla.

Në 2015-ën Japonia vendos rekord me trenin maglev që arriti deri në 603 km/h. Vendi aktualisht është duke ndërtuar një linjë hekurudhore me shpejtësi 505 km/h mes Tokios dhe Nagoia. Kjo linjë do të hapet në 2027. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Fotografohet për herë të parë një vrimë e zezë

Lajmet e fundit>